Lajme
Serbia shtrëngon sërish masat pas rritjes së rasteve me COVID-19
Serbia që nga fillimi i pandemisë ka qenë një nga vendet më të prekura në ballkan, me numër të lartë të rasteve pozitive me COVID-19.
Edhe pse javë më parë Serbia kishte filluar lehtësimin e masave, rritja e numrit të rasteve pozitive me COVID-19, e ka detyruar këtë shtet të shtrëngoj sërish masat e kufizuese.
Tri spitale në Beograd, pas një pushimi prej vetëm një muaji, janë kthyer përsëri në hapësira vetëm për pacientët me coronavirus.
“Shtretërit mbushen me shpejtësi sapo ato të vihen në dispozicion të pacientëve me COVID-19”, ka thënë mjeku i një prej spitaleve AFP-së në kushte anonimiteti, , raportom Euronews, përcjell albinfo.ch.
Pasi ka kaluar valën e parë të epidemisë në fillim të majit, Serbia ka parë një “rigjallërim” të numrit të rasteve, duke u rritur zyrtarisht nga rreth 50 infeksione ditore një muaj më parë në më shumë se 350 sot.
Vendi kishte larguar masat e bllokimit. Ndër masat lehtësuese ishin edhe lejimi i tubimeve të mëdha, si ndeshjet sportive.
Po ashtu Serbia gjatë pandemis ka mbajtur edhe zgjedhje pas heqjes së masave. Disa zyrtarë qeveritarë përfshirë ministrin e mbrojtjes kanë dalë pozitiv në testimin për virus.
Serbia numëron më shumë se 15,000 raste të infektuara dhe rreth 300 raste të vdekje si pasojë e COVID-19.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













