Koronavirusi: çast pas çasti
Shefi i OBSH-së: “Virusi do të jetë me ne për një kohë të gjatë”
Tedros Adhanom Ghebreyesus, shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka thënë se organizata që drejton e ka paralajmëruar me kohë botën për koronavirusin e ri.
“Duke parë mbrapa, unë mendoj se ne e shpallëm urgjencën në kohën e duhur dhe kur bota kishte kohë të mjaftueshme për t’u përgjigjur,” tha ai.
Ai shtoi se OBSH-ja lëshoi paralajmërimin e saj kur nuk kishte vdekje dhe vetëm 82 raste të të infektuarve.
OBSH-ja është kritikuar për menaxhimin e situatës me pandeminë.
Shefi i OBSH-së, është përballur me disa thirrje për të dhënë dorëheqjen veçanërisht nga një numër i ligjvënësve amerikanë. Por, shumë qeveri e kanë vlerësuar organizatën, duke thënë se puna e saj në këtë kohë është thelbësore.
Duke folur për situatën aktuale me pandeminë, Ghebreyesus, tha se “shumica e vendeve janë ende në fazat e hershme të epidemive të tyre”.
“Virusi do të ishte me ne për një kohë të gjatë”, ka thënë ai, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg












