Lajme
Shërbimi sekret na çoi në Kumanovë, dhe na vrau
“Na thirrën në lagje e pastaj na tradhtuan për të shpëtuar kokat e tyre”, kështu deklaroi Nasuf Beqiri njëri prej të akuzuarve të grupit të Kumanovës gjatë rifillimit të gjykimit
Ngjarja në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë ishte e inskenuar nga shërbimi sekret maqedonas dhe nga politika në Shkup, për ta shpëtuar vetëm dhe për t’i likuiduar disa shqiptarë. Kështu kanë deklaruar gjatë gjykimi disa nga pjesëmarrësit në luftimet e Kumanovës në maj të vitit të kaluar.
“Na thirrën në lagje e pastaj na tradhtuan për të shpëtuar kokat e tyre”, kështu deklaroi Nasuf Beqiri njëri prej të akuzuarve të grupit të Kumanovës gjatë rifillimit të gjykimit.
“Ky është një skenar i inskenuar nga politikanët. Por plani u doli huq. Po shkojnë thellë e më thellë. Ne kemi shumë gjëra për të treguar por do t’ia lëmë kohës. Kërkojmë që këtë rast ta marrë Prokuroria Speciale. Kërkojmë intervenimin edhe të faktorit ndërkombëtar, ka deklaruar Beqiri.
Në bankën e të akuzuarve tashmë rrinin 37 persona, tetë prej të cilëve se fundmi u akuzuan për logjistikë të grupit. Grupi kosovar i luftëtarëve njëzëri mohoi përfshirje të 8 personave në logjistikë dhe kërkoi që ti lirojnë. Ata thanë se në këtë siç e quanin orkestrim kanë gisht edhe persona nga shërbimi sekret.
Ndërsa, prokurori Naum Panovski beson se kanë prova të mjaftueshme se grupi i ka kryer veprat për të cilat ngarkohet, dhe se logjistika është kryer nga 8 të akuzuarit e fundit. Por avokatët kundërshtuan këto përkufizime duke siguruar qe të akuzuarit e logjistikës nuk janë njohur më parë me grupin e armatosur.
Sipas agjencisë së lajmeve “meta”, njëri nga të akuzuarit, Demë Shehu, ka deklaruar se tragjedia e 9 majit ka arkitekt, dhe e gjithë kjo është bërë për para, duke theksuar se në ”Lagjen e Trimave” kanë qëndruar plot 6 ditë, dhe askush nuk është ankuar, as shqiptarët, e as maqedonasit. Kjo dëshmi është dhënë si plotësim ndaj deklaratës së avokatit të tij mbrojtës, citon fax.al.
Ndërkaq, i akuzuari tjetër, Hamdi Krasniqi, gjithashtu, si plotësim ndaj deklaratës së avokatit të tij mbrojtës, ka deklaruar se akuza është qesharake, duke shtuar se as ai, e as Sami Ukshini, nuk janë organizatorë të grupit, ndërkaq në shtëpitë e lagjes nuk kanë hyrë me dhunë.
Njëri nga avokatët mbrojtës, Shasivar Iseni, ka deklaruar se vetëm në Maqedoni, është e lejuar që organi paditës, të bëjë shqyrtim dhe analizim faktesh, që i ka mbledhur vetë. Seanca ka nisur pas disa shtyrjeve. në Kumanovë me 9 dhe 10 maj 2015, u zhvillua një konflikt i armatosur ndërmjet një grupi shqiptarësh dhe forcat policore maqedonase. 18 veta u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, transmeton Albinfo.Ch.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë










