Kosova
Shpërblehen gjashtë komunat me performancën më të mirë në Kosovë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) e Kosovës, në partneritet me BE-në në Kosovë dhe Qeveritë e Zvicrës, Suedisë dhe Norvegjisë kanë ndarë të enjten Grantet e Performancës Komunale në vlerë prej 7.85 milionë euro për gjashtë komunat me performancën më të mirë në Kosovë.
Sipas njoftimit të ministrisë, grantet iu kanë dhënë Gllogocit, Lipjanit, Obiliqit, Vitisë, Gjakovës dhe Klinës, për performancën e tyre të mirë gjatë vitit 2021 në fushat e qeverisjes demokratike, menaxhimit komunal dhe ofrimit të shërbimeve publike, ndër të tjera.
Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, ka theksuar disa nga hapat e ndërmarrë nga MAPL-i në mënyrë që konkurrenca ndërmjet komunave të jetë e drejtë, transparente dhe e barabartë.
Krahas kësaj, ai ka thënë se MAPL-i “do të jetë gjithmonë në krah të komunave, duke ofruar mbështetjen e tyre të parezervë për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe përmirësimin e kushteve të jetesës përmes këtij granti, i cili këtë vit mbështet 6 komuna me rreth 8 milionë euro”.
Shefi i Bashkëpunimit në kuadër të Bashkimit Evropian në Kosovë, Johannes Madsen, ka shprehur përkushtimin e BE-së për të mbështetur rrugëtimin e Kosovës drejt prosperitetit dhe integrimit evropian.
“Me ndihmën e BE-së për Kosovën që rrjedh nga vala e tretë e financimit në kuadër të Instrumentit të Ndihmës së Para-anëtarësimit, që mbulon periudhën 2021-2027, ne po synojmë gjithashtu të përmirësojmë cilësinë e shërbimit të ofruar në nivel komunal, duke përmirësuar kështu cilësinë e jetës së çdo gruaje, burri dhe fëmije që jeton në Kosovë. Grantet e Performancës Komunale përfaqësojnë një rrugë përmes së cilës BE-ja po ndihmon institucionet e Kosovës që t’u përgjigjen më mirë nevojave të popullatës lokale”, ka thënë Madsen.
Ambasadori zviceran në Kosovë, Thomas Kolly, në fjalimin e tij ka thënë se Zvicra ka qenë e përfshirë në Grantin e Performancës Komunale që nga fillimi.
“Sot GPK-ja është zhvilluar më tej dhe financimi i saj është rritur ndjeshëm me bashkëfinancimin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe katër donatorëve ndërkombëtarë. Kjo konfirmon vlerësimin tonë të përbashkët për GPK-në dhe përkushtimin tonë për mbështetjen e zhvillimit të komunave të Kosovës dhe qeverisjes lokale në përgjithësi”, është shprehur ambasadori Kolly.
E-Diaspora
-
Nga pushimet në Kosovë në pranga: Babai dhe vajza nga Franca dyshohen për vrasje në Ferizaj Familja, e cila jeton dhe vepron në Paris të Francës, kishte ardhur për pushime në Kosovë.... -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35”
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori












