Shqipëria
Shqipëri: Sezoni turistik dobëson euron
Sezoni turistik ka sjellë dobësimin e fortë të monedhës europiane, një dukuri që ndodh çdo vit në këtë periudhë të vitit
Kjo për shkak të valutës që futet nga turistët e huaj, por edhe emigrantët që kthehen në atdhe për pushime. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, euro ka arritur aktualisht në 122.4 lekë, duke shënuar nivelin më të ulët të një viti. Në janar të këtij viti, kur nisi edhe rigjallërimi i ekonomisë, euro ishte në kuotën e 123.5 lekëve.
Rënia e euros lidhet tërësisht me faktorët e brendshëm. Në tregun tonë të këmbimit, në këtë periudhë të vitit, oferta për euro është më e lartë se kërkesa dhe kjo ka çuar në rënie të vlerës së monedhës së përbashkët europiane, transmeton A2 përcjell Albinfo.ch.
Nga këto luhatje të valutave ka humbës dhe përfitues, pasi efektet në ekonomi janë të pashmangshme. Një euro e dobët penalizon të gjithë ata që kanë të ardhura në këtë monedhë, familjet që marrin para nga emigrantët, depozituesit në euro dhe eksportuesit, veçanërisht fasonistët, që të gjithë aktivitetin e kryejnë në monedhën europiane.
Ndërsa përfitojnë kredimarrësit në euro, tregtarët dhe importuesit, si dhe qeveria, që do të paguajë më pak për borxhin e jashtëm.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?