Shqipëria

Shqipëria me rekord historik, destinacioni i 6 milionë turistëve

Shqipëria si destinacion turistik europian dhe gjithëvjetor vazhdon të mbetet atraksioni turistik i preferuar i turistëve të huaj dhe përgjatë 2019-ës.

Gjatë tremujorit të parë të 2019-ës, 695 mijë vizitorë të huaj kanë vizituar Shqipërinë, shifër kjo që e krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018-ës ka një rritje me 2,7 %. Vetëm gjatë muajit mars Shqipërinë e kanë vizituar 294 mijë turistë të huaj, pra 11,8% më shumë se në mars të 2018-ës.

Shqipëria me bukuritë natyrore dhe vendet mahnitëse ka tërhequr një bum turistësh amerikanë, ku gati 33% e kanë vizituar vendin tonë gjatë muajit mars, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.

Kryeministri Edi Rama publikoi shifrat inkurajuese për turizmin.

”Me këto të dhëna inkurajuese për turizmin në Shqipëri, edhe gjatë tre mujorit të parë të këtij viti, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Gjatë vitit 2018 Shqipëria u bë destinacioni turistik i 6 milionë turistëve, të cilët vizituan vendin tonë duke shijuar bukuritë natyrore, bregdetin, vendet e trashëgimisë, mikpritjen si dhe kulinarinë tradicionale.