Shqipëria

Banka Qendrore e Austrisë: Euro, si monedhë e Shqipërisë, benda 5 vjetësh?

Anketimi është kryer nga Banka Qendrore e Austrisë dhe ndër të tjera tregon se, krahasuar me vitin 2014, optimizimi i shqiptarëve sa i përket integrimit tonë europian është rritur

Shqiptarët kërkojnë Euro-n si monedhë, Banka Qendrore e Austrisë: Mund të ndodhë brenda 5 vjetësh. Një në tre shqiptarë beson se në harkun e 5 vjetëve leku nuk do të jetë më monedha vendëse.

Thuajse 30% e shqiptarëve besojnë kështu se në harkun e 5 vjetëve të ardhshme monedhë kombëtare do të jetë euro, të cilën do ta ndajnë me vendet e eurozonës, edhe me Kosovën.

Anketimi është kryer nga Banka Qendrore e Austrisë dhe, ndër të tjera tregon se krahasuar me vitin 2014, optimizimi i shqiptarëve sa i përket integrimit europian është rritur.

Në vitin 2014 ata që besonin se futja e euros do të ndodhte në 5 vjet, ishin sa gjysma e atyre që janë sot, vetëm 15%.

Thuajse 35% e shqiptarëve ndërkohë mendojnë se euro do të jetë monedhë zyrtare në vend në 6-10 vjetët e ardhshme, raporton “Scan”.

Në 2014-ën kjo normë ka qenë ndjeshëm më e ulët. Rreth 10% ndërkohë mendojnë se s`do të ndodhë kurrë, ndërsa pjesa tjetër mendon se kjo do të ndodhë pas 20 vitesh, apo shprehen se nuk e dinë.

Por ajo që bie në sy ndjeshëm po të krahasojmë dy grafikët, është fakti se, optimizmi është rritur ndjeshëm, dhe mesa duket, kjo gjë lidhet ngushtë me perspektivën e integrimit europian të vendit tonë.

Optimimi i lartë i shqiptarëve për euron justifikon disi edhe shifrën tjetër të bërë publike nga Banka Qendrore e Austrisë, atë se, rreth 30% e shqiptarëve mbajnë euro cash, mesatarisht 200 euro për frymë. Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, ato kandidate për t`u bërë pjesë e unionit, shqiptarët janë më optimistët në këtë drejtim shkruan Gazeta Ekspress, përcjell Albinfo.ch.