Shqipëria
Shqiptarët, me koston më të lartë për transfere parash
Dërgesat e emigrantëve kanë qenë për gati 3 dekada burimi kryesor i të ardhurave për një pjesë të madhe të familjeve shqiptare.
Sipas Bankës së Shqipërisë, emigrantët shqiptarë dërgojnë mesatarisht 600 milionë euro në vit pranë familjeve të tyre. Por, të dërgosh parà në Shqipëri nuk është e lehtë, përcjell albinfo.ch.
Siç raporton Top-Channel nga Tirana, një studim të Bankës Botërore në vitin 2016 doli në përfundimin se, emigrantët shqiptarë paguajnë kostot më të larta në rajon për të dërguar para pranë familjeve të tyre.
Sipas Bankës, për çdo 100 euro që dërgon në atdhe një shqiptar duhet të paguajë 9.4 euro si komision transferimi, kur në rajon kjo shifër është 7.2 euro.
Por, kjo është shifra mesatare. Për vende të caktuara, si Zvicra, kostoja e dërgimit të parave përmes agjencive të transferimit arrin deri në 25 për qind e shumës së dërguar. Ndërsa për shqiptarët që dërgojnë para nga Gjermania dhe Britania e Madhe, tarifa luhatet midis 9.5 dhe 10%. Këto janë tarifat që aplikojnë agjencitë e transferimit të parave, ndërsa transfertat përmes bankave janë edhe më të shtrenjta.
Kostot e larta të dërgimit të parave përmes rrugëve zyrtare detyrojnë një pjesë të madhe të emigrantëve që të përdorin kanalet informale. Sipas Bankës Botërore, mbi 37% e flukseve të remitancave kanalizohen nëpërmjet rrugëve informale, 57% dërgohen përmes Operatorë të Transferimit të Parave dhe vetëm 4% nëpërmjet bankave.
Banka Botërore thotë se Shqipëria ka përdorimin më të ulët të bankave për dërgimin e parave në rajon, jo vetëm për shkak të kostove të larta, por edhe procedurave komplekse, duke bërë që shumë emigrantë të gjejnë rrugë të tjera për të transferuar para te familjet.
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën Lansimi i një teksti që synonte reformimin e Kushtetutës Federale është shtyrë. Lëvizja qytetare pas saj...
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?