Lifestyle
Si arriti Dua Lipa të bëhet ylli i 2017-ës
Nuk është përherë e lehtë nga një karrierë në Britani të Madhe të depërtohet në SHBA. Megjithatë, një gjë të tillë të vështirë me shumë sukses e ka kaluar këngëtarja me prejardhje kosovare, Dua Lipa.
“Dua Lipa arriti me sukses të kalojë këtë sfidë sivjet duke refuzuar të bëjë kompromis në vizionin e saj artistik”, shkruan “Billboard”.
Hitet e saj të fundit janë rritur në masë të jashtëzakonshme, por Lipa nuk ka ndryshuar aspak në stilin e saj – dhe për këtë pikërisht e vlerësojnë fansat e saj, shton më tej “Billboard”, transmeton Albinfo.ch.
“Është aq mirë që të kesh njerëz që duan të vijnë në koncerte dhe jo vetëm të mendojnë se është thjesht një këngë. Ata duan të vijnë dhe të dëgjojnë të gjithë albumin dhe të përjetojnë atë, dhe këtë e vlerësoj shumë”, kishte thënë këngëtarja kosovare për “Billboard” në shtator.
Me hitet e saja “Hotter Than Hell” dhe “Blow Your Mind (Mwah)”, 22-vjeçarja mori vëmendjen e plotë fillimisht në vitin 2016 dhe kishte depërtuar në Evropë, por s’ishte dëgjuar shumë në SHBA. Me pak turne atje, amerikanët vënë re talentin e Lipës. Në qershor ajo lansoi abumin e saj të parë dhe me pjesëmarrjen në turneun e Bruno Marsit arriti të depërtojë edhe në tregun më të madh të muzikës.
Me lansimin e “New Rules” – Lipa arriti të futej në kokën e të gjithëve me stilin e veçantë dhe videon jo të zakonshme.
“Si artiste që guxon të qëndrojë prapa besimeve të veta, Dua Lipa mbetet një prej yjeve që duhet të përcillet dhe ka demonstruar se ajo nuk do të lë fansat të presin për këngë të reja. Ajo ka nisur punën në albumin e dytë dhe premton të qëndrojë vetvetja”, ka shtuar në fund “Billboard”.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe