Shqipëria

Detaje nga aksidenti i djeshëm, me 4 të vdekur në Elbasan?

Shoferi i makinës që u përplas në Papër të Elbasanit dhe për pasojë humbën jetën 4 gra është arrestuar.

Sipas policisë, Gëzim Kotorri akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen e disa personave.

Masa e ndalimit i është komunikuar në spital, ku ai po merr ndihmën mjekësore. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në aksin Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Papër, shkruajnë mediat atje, përcjell albinfo.ch.

Paraprakisht dyshohet se Kotorri bëri një parakalim të gabuar dhe më pas humbi kontrollin e automjetit.

Në këtë ngjarje humbën jetën Fatime Hoxha, Fatushe Agolli, Lumturi Hoxha dhe Jonida Kotorri. Ato udhëtonin nga Tirana drejt fshatit Shtëpanjë, ku do të zhvillohej ceremonia mortore e bashkëshortit të 58-vjeçares Fatime Hoxha që kishte ndërruar jetë në spital në kryeqytet.

3 persona të tjerë mbetën të plagosur nga ngjarja.