Kosova
Sonte Kosova e pret Zvicrën në “Fadil Vokrri”, shpresa për kualifikim
“Fadil Vokrri”, nikoqir i ndeshjes së sotme mes Kosovës dhe Zvicrës
Mësohet se Kosova sonte nga ora 20:45 do ta presë në “Fadil Vokrri” Zvicrën, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, përcjell albinfo.ch.
Kosovës i duhen patjetër tri pikë të plota ndaj Zvicrës së Xherdan Shaqirit e Granit Xhakës, në mënyrë që të mbajë gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm.
Zvicra është e para në grup me 10 pikë, nga 4 ndeshje, pasuar nga Rumania me 8, Izraeli me 7, Bjellorusia e Kosova me 3, ndërsa Andorra është e fundit me vetëm një pikë.
E veçanta e kësaj ndeshje është përballja e Shaqirit, Jasharit e Xhakës, të cilët luajnë për herë të parë në “Fadil Vokrri” kundër Kosovës.
Kombëtarja zvicerane aterroi dje në tokën dardane, teksa Shaqiri i tha Klanit se mezi pret të luajë këtë ndeshje.
E-Diaspora
-
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali Adile Jashari u vlerësua me çmimin “Ricerca Stilistica”, ndërsa pesë studente të UBT-së prezantuan krijimet e... -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas -
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë












