Kosova
Sot takohen Kurti e Vuçiq
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel në kuadër të dialogut në mes të dyja vendeve.
Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian thuhet se takimi nis në orën 10:30 dhe do të fokusohet në rrugën përpara në dialog si dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve.
Të pranishëm gjatë takimit të krerëve të dy shteteve do të jenë edhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe përfaqësuesit special për dialogun, Miroslav Lajçak.
Në takim do të trajtohen çështjet aktuale dhe do të synohet zbutja e tensioneve mes palëve. Gjithashtu, përfaqësuesi i lartë i BE-së do të zhvillojë takime të veçanta me secilin lider.
Kurse, në fund të takimit përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, do të mbajë një deklaratë për media.
Kryeministri Kurti mbrëmë është takuar me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak dhe të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Kurti e ka quajtur këtë takim përgatitor para takimit të sotëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova 20-vjeçarja nga Malisheva humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani... -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori












