Kosova
Sveçla publikon pamjet e Radojçiqit në Banjskë
Konfirmohet se Milan Radojiçiq ishte pjesë e grupit terrorist që sulmoi policinë

Sot, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje nga droni gjatë aksionit të Policisë në Banjskë, në të cilën ka thënë se shihet Milan Radojiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, që është edhe pjesë e Listës së Zezë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë se Radojiçiqi është udhëheqës i grupit terrorist dhe sulmit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.
“Kjo është edhe një dëshmi tjetër mbi veprimtarinë e tij terroriste ndaj Republikës së Kosovës. Nënkryetari i Listës Serbe është prijës i sulmit terrorist dhe grupit të terroristëve. Harta e sulmit terrorist po qartësohet çdo ditë: Aleksandër Vuçiq përmes Listës Serbe, dhe këta përmes nënkryetarit të tyre Radojçiq, kanë ndërmarrë veprimin terrorist kundër rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës, duke tentuar të destabilizojnë Republikën tonë. Pra, LS e sheh pjesëmarrjen e saj në Kosovë vetëm në mënyrë terroriste. Ata dështuan”, ka thënë ai.
Shpalljen e ditëve të zisë nga Serbia dhe Lista Serbe për sulmuesit serbë të vrarë nga aksioni i Policisë së Kosovës, Sveçla e ka cilësuar vulosje të autorësisë së organizimit.
https://fb.watch/nitO5oxPKw/?mibextid=OMCO02
E-Diaspora
-
Mediat suedeze: Gruaja që u vra nga grabitësit në Prishtinë ishte shtetase e Suedisë Duket se lajmi për vrasjen e gruas N. M., e këshilltarit të ish-presidentit Behgjet Pacolli, ka...
-
Mynih: Organizohet simpozium shkencor për diasporën
-
Shkolla Shqipe në Ostermundigen shënoi Festën e Flamurit Kombëtar
-
Shqiptarja, në ballinën e revistës botërore “Harper’s Bazaar”
-
Edhe Shkolla Shqipe në Lozanë festoi Ditën e Flamurit
Jeta në Zvicër
-
10 ngjarje në Zvicër që nuk duhet t’i humbisni këtë dhjetor Nga udhëtimi pas në kohë në tregjet mesjetare dhe festivalet historike te garat e notit dhe...
-
Çfarë është “frenimi i borxhit” në Zvicër dhe si ndikon ai te banorët?
-
Hapen më shumë zona për sportet dimërore, vendet ku mund të skijoni në fundjavë
-
Nëntori me shi dhe i nxehtë në Zvicër
-
Sa leje të punës do të lëshojë Zvicra për vitin 2024