Kosova

Takimi në Bruksel i thirrur nga Borrelli zhvillohet sot

Sot nisin takimet në Bruksel

Zyrtarët evropianë nuk kanë konfirmuar nëse do të vijë deri te takimi i përbashkët në mes të kryeministrit të Kosovës dhe presidentit serb, përcjell albinfo.ch.

Nabila Massrali, zëdhënëse e BE-së, vetëm konfirmoi se të dy liderët do të jenë në Bruksel, ndërkohë që “është shumë herët për të parashikuar se si do të shkojnë gjërat”. Ajo porositi se takimi i sotëm është mundësi për të dy liderët që të tregojnë gatishmëri për të depërshkallëzuar.

Gjithashtu në komunikatën për shtyp nga Shërbimi evropian për veprim të jashtëm (EEAS) vetëm thuhet se Josep Borell dhe Mirosllav Lajccak do të jenë nikoqirë të “një sërë takimesh për menaxhimin e krizave” me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel.

“Diskutimet do të fokusohen në gjetjen e mënyrave për të depërshkallëzuar tensionet aktuale në mënyrë që t’i rikthehet zbatimit të Marrëveshjeve të Dialogut, në veçanti Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”, thuhet në komunikatë.

Takimet e para pritet të fillojnë rreth orës 14:00.