Kosova

Të enjten nuk ka takim mes Kurtit e Vuçiqit

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka njoftuar se të enjten nuk pritet të ketë takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.

“Takimet e planifikuara nëse janë vazhdimësi e vizitës së emisarit Lajçak në Beograd e Prishtinë gjatë fundjavës, i cili ishte i shoqëruar nga këshilltarët e jashtëm dhe të sigurisë të liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, si dhe emisarin e SHBA-së. Pra, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë ftuar në Bruksel për një seri të takimeve individuale me liderë të caktuar të BE-së. Në këtë fazë nuk do të futem në detaje logjistike, do t’i bëjmë të ditura më vonë. Por, ideja është të kemi takime në margjina të Këshillit Evropian në mbështetje të dialogut. Pasi është mesazhi kryesor i BE-së, mesazhit të 27-es me përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë, siç është thënë nga Lajçaku dhe kolegët gjatë vizitës në fundjavë”, ka thënë Stano, përcjell albinfo.ch.

Tutje ai ka shtuar se BE-ja pret nga Kosova e Serbia që menjëherë e pa kushte të plotësojnë detyrimet që burojnë nga dialogu.