Bota
Të rinjtë gjermanë janë trajtuar si “skllevër” në Rumani
Prokurorët rumunë dyshojnë se të rinjtë janë trajtuar në “mënyrë poshtëruese”. Zyrtarët gjermanë kanë thënë se janë në kontakt me autoritetet rumune
Fëmijët gjermanë të dërguar në Rumani, në kuadër të një programi për t’iu ndihmuar të rinjve problematikë, janë mbajtur në kushte “sikur të skllevërve”, kanë thënë prokurorët.
Tetë të dyshuarit, duke përfshirë një çift gjerman, dyshohet se kanë trafikuar dhe abuzuar me të rinjtë, përmes programit të financuar nga shteti gjerman, Projekt Maramures.
Prokurorët rumunë dyshojnë se të rinjtë janë trajtuar në “mënyrë poshtëruese”. Zyrtarët gjermanë kanë thënë se janë në kontakt me autoritetet rumune.
Në faqen zyrtare të Projekt Maramures thuhet se qëllimi tij është që të “rehabilitojë” të rinjtë problemtikë. Aty po ashtu përmendet se përmes këtij projekti u ofrohet ndihmë të rinjve, që kanë çrregullime në sjellje, probleme me drogë, në një fermë në rajonin Maramures të Rumanisë.
Mirëpo hetuesit rumunë kanë thënë se të rinjtë e moshës nga 12 deri në 18 vjet janë trajtuar si skllevër, janë goditur dhe janë detyruar të “kryejnë punë të rënda fizike”.
Të rinjtë nuk janë ushqyer, nuk u janë dhënë ilaçet dhe nuk kanë pasur kontakt me botën, duke qenë subjekte të “metodave brutale të të ashtuquajturit riedukim”, është thënë në deklaratë.
Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë ka konfirmuar të mërkurën se diplomatët gjermanë në Rumani kanë qenë në kontakt me autoritetet për të ofruar këshilla.
“Ky është projekt që ka ekzistuar për gati 20 vjet, dhe në 20 vjetët e fundit nuk ka pasur probleme të tilla, si për këto që është duke u raportuar në media”, është cituar të ketë thënë zëdhënësja, sipas agjencisë së lajmeve The Associated Press.
Burimet brenda gjyqësorit i kanë thënë agjencisë AFP se autoritetet kanë ndalur disa punëtorë të kësaj qendre. Prokurorët nuk kanë treguar se sa fëmijë saktësisht janë prekur nga abuzimet, që supozohet të kenë nisur më 2014, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, ABSM Basel – Instituti i Trajnimit dhe Këshillimit për... -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C Rajoni i Bazelit regjistroi temperaturat më të larta, pasi gjatë ditës së enjte termometri arriti deri... -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin -
Vala e të nxehtit detyron kufizimin e prodhimit në centralet bërthamore franceze -
Në Zvicër do të mbahet referendum për kontrollin e qirave












