Autotech
Tesla Model S dhe Model X nuk mund të porositen më, së paku tani për tani
Tesla ka ndaluar porositjen e automjeteve për vendet jashtë Amerikës së Veriut.
Klientët në Evropë aktualisht nuk mund të porosisin më Tesla Model S dhe Model X.
Në një email drejtuar atyre që kanë blerë tashmë një nga dy automjetet, Tesla shkruan se duan të përshpejtojnë dorëzimin e makinave që tashmë janë shitur, raporton Electrek.
Ndryshe, kompania ndaloi prodhimin në dhjetor të vitit 2020 për të përditësuar automjetet.
Sidoqoftë, përditësimi u vonua dhe Modeli i ri S doli nga linja e montimit vetëm në qershor.
Dhe, tani Tesla ndoshta do të përpiqet të përmbushë së pari të gjitha porositë në Amerikën e Veriut.
Ndërsa sipas emailit, për blerësit në Evropë dorëzimi mund të pritet në mesin e vitit 2022.
E-Diaspora
-
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026” Hulumtimi i tij, i frymëzuar nga lëvizja e kafshëve, po ndihmon në zhvillimin e robotëve më... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse”
Jeta në Zvicër
-
Vala e të nxehtit mund të rrisë çmimet e ushqimeve në Zvicër Thatësira dhe mungesa e ujit po dëmtojnë prodhimet bujqësore, ndërsa supermarketet paralajmërojnë se konsumatorët mund të... -
Çfarë të drejtash kanë pasagjerët që udhëtojnë me kompanitë ajrore zvicerane? -
Vala e të nxehtit mbush pishinat në Zvicër, mbi 15 milionë vizita këtë verë -
Pacientët e moshuar trajtohen në temperatura deri në 30 gradë në spitalin më të madh të Zvicrës -
Strehimoret e kafshëve në Zvicër përshtaten përballë valës së të nxehtit












