Kosova
Tetë parti nuk marrin pjesë në zgjedhjet në Veri
13 marsi është dita e fundit e deklarimit të partive që nuk duan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 23 prillit në Veri të Kosovës.
Deri më tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë njoftuar se tetë parti politike kanë njoftuar për mospjesëmarrje. “ Partia Demokratike e Diasporës, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Pokret za Gora, Socialdemokratsa Unija, Fjala, Partia e Ashkalinjve për Integrim, Kosovaksi “Nevi Romani Partia” dhe Partia Demokratike e Unitetit”, ka thënë zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi, për koha.net, përcjell albinfo.ch.
Të enjtën e kaluar, Lista serbe ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar njoftim partisë sonë politike se nga data 9 mars e deri më 18 mars do të jetë afati i fundit për paraqitje të partisë për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat në veri të Kosovës. Me këtë rast shfrytëzojmë rastin t’i informojmë qytetarët se partia jonë politike nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, sepse nuk janë plotësuar kërkesat për të cilat ne u larguam nga institucionet e Kosovës dhe as nuk do të marrim pjesë në zgjedhje derisa të plotësohen kërkesat tona legjitime”, ka thënë Lista serbe në komunikatë. “Kjo e bën edhe më të qartë se Prishtina dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë duke u përpjekur që në mënyrë të njëanshme të organizojnë zgjedhje në veri të Kosovës, kundër vullnetit të qytetarëve, pa respektuar interesat legjitime të popullit serb”, thuhet në komunikatë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova 20-vjeçarja nga Malisheva humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani... -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori












