Lajme
Thyhet blloku opozitar në Kosovë
Mundësia që opozita të dalë me një listë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme, konsiderohet e pa mundur. Këtë e thotë edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj
Për herë të dytë që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në qershor 2014, blloku opozitar në Kosovë thyhet përballë koalicionit qeverisës. Tanimë ndarjet në qëndrime ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës janë evidente, madje ato janë shfaqur publikisht edhe nga liderët opozitarë.
Tani, mundësia që opozita të dalë me një listë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme, konsiderohet e pamundur. Këtë e thotë edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Telegrafin, ku tregon se partia e tij po përgatitet që në zgjedhje të shkojë si e vetme.
Ndarja ndërmjet bllokut opozitar, u pa në fund të javës së shkuar, kur nuk u arrit marrëveshja për protestën e 26 shkurtit.
“Pas konsultave që kemi bërë më partnerët tjerë opozitarë, është vendosur që të shtyhet protesta. Ka qenë një vendim racional. Konsideroj se kjo shtyrje do të ketë ndikim të caktuar te qytetarët. Së shpejti do t’i ftojmë qytetarët në protestat e radhës”, ka thënë Haradinaj.
Hyrja më një listë të përbashkët të partive opozitare në zgjedhje nacionale, sipas tij, është çështje do t’i vije radha të diskutohet.
Lideri i AAK-së ka thënë se partia e tij ka qenë pjesë e kundërshtimit, në Kuvendin e Kosovës, të marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën, duke shtuar “se të drejtën e tyre për t’i kundërshtuar këto marrëveshje e ka vërtetuar edhe Gjykata Kushtuese, e cila ka konstatuar se marrëveshja për ‘Zajednicën’ është antikushtetuese”.
“Daljen nga Kuvendi e kemi si formë tjetër të kundërshtimit. Ai që del nga Kuvendi nuk dakordohet me ato që ndodhin në Parlament. Këtë hap po e marrim pas një etape të kundërshtimit në Kuvend, duke mos e njohur kështu punën e këtij parlamenti, duke kërkuar kështu me iu kthy mandati qytetarëve. Ne si AAK kthehemi në Parlament, vetëm për ta shpërbërë Parlamentin”, ka thënë ai.
Tri partitë politike opozitare, Lëvizja Vetëvendosje që drejtohet nga Visar Ymeri, AAK e ish kryeministri Ramush Haradinaj dhe Nisma për Kosovën që drejtohet nga Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi, janë bashkuar për të kundërshtuar qeverinë e Kosovës. Këto parti nga muaji shtator i vitit të kaluar kanë mbajtur të bllokuar Kuvendin e Kosovës me gaz lotsjellës e dhunë.
Kundërshtimi i tyre ka ardhur pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve të Qeverisë së Kosovës, me Serbinë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, dhe me malin e Zi për demarkacionit e kufirit. Sipas opozitës, këto marrëveshje janë të dëmshme dhe dëmtojnë integritetin politik dhe territorial të vendit.
Opozita për shtatë muaj u duk si një trup i vetëm, që kundërshtonte çdo qëndrim të qeverisë, duke kërkuar edhe zgjedhje të parakohshme. Por, dy javë më parë, u dhanë deklarata kontradiktore nga disa aktivist të dy partive (LVV dhe AAK), dhe anulimi i protestës së të shtunës që ishte paralajmëruar 1 muaj më parë, i dha fund bashkëpunimit.
Edhe pse në të dy partitë thonë se akoma ka hapësirë për bashkëpunim, megjithatë çarjet janë evidente.
E-Diaspora
-
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim Në një kohë kur ritmi i jetës shpesh na largon nga rrënjët dhe reflektimi i thellë,... -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Vjenë
Finalja e madhe e Eurovision: Alis performon i pesti, publikohet renditja e plotë e shteteve
Jeta në Zvicër
-
Rrezik i lartë i përhapjes së etheve ngjitëse të derrave në Zvicër Rreziku i përhapjes së ethes afrikane të derrave në Zvicër është i lartë, sipas qeverisë zvicerane.... -
Çmimi i derivateve bie pak në Zvicër -
Qeveria zvicerane pranon disa pika të propozimit të së djathtës ekstreme për kufizimin e migracionit -
Gjeneva forcon masat e sigurisë para samitit të G7 në Evian -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër













