Kosova
Tregtia me Shqipërinë nga viti i kaluar është rritur për 10%
Nga 530 milionë euro, vlera e mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina gjatë këtij viti ka rënë në 6 milionë.
Sipas Doganës së Kosovës, në vitin 2019 ka pasur 524 milionë euro më pak mallra të importuara nga këto shtete, për shkak të vendosjes së tarifës prej 100 për qind, raporton KTV.
Gjatë këtij viti janë mbledhur 1.2 miliard euro të hyra, ose rreth 4 për qind më shumë se në vitin 2018 dhe, sipas drejtorit të Doganës, Bahri Berisha, tarifa nuk ka ndikuar në uljen e tyre.
“Ne si doganë kemi mbledhur para tri-katër vjetëve rreth 950 milionë euro të hyra, sot i kemi rreth 1.2 miliard euro të hyra, që do të thotë është diku rreth 30 për qind më shumë, kjo pa ndryshime të taksave, por ndryshime ka pasur vetëm në aspektin fiskal, ku janë liruar nga importi, si është MSA-ja, marrëveshjet për tregti të lirë dhe të tjera. Kjo tregon se një shumë e të hyrave është falë kapaciteteve dhe luftimit të ekonomisë joformale dhe kontrabandës. Kemi rezultate të dukshme, sepse është e pamundur të ketë të hyra nëse nuk luftohet kontrabanda më shumë se rritja ekonomike”, ka thënë Berisha.
Ai shton se pas vendosjes së masave mbrojtëse, sfidë për Doganën ka qenë luftimi i kontrabandës së mallrave nga Serbia e Bosnja.
Ndërsa, sa u përket raporteve tregtare me Shqipërinë, Berisha thotë se gjatë këtij viti nga shteti shqiptar kanë hyrë në Kosovë 10 për qind më shumë mallra.
“Nëse krahasojmë para pesë-gjashtë vjetëve, kur raportet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë kanë qenë, me eksport dhe import nga të dyja vendet, më pak se 100 milionë euro, sot kjo shifër do ta kalojë 300 milionë euro. Ky është një tregues mjaft pozitiv, ku edhe produktet shqiptare janë më shumë prezentë në Kosovë, po ashtu edhe produktet e Kosovës janë më prezente në Shqipëri”, shtoi ai.
Berisha thotë se kompanitë kosovare kanë rritur eksportin drejt vendeve të BE-së, sidomos me pije, ushqim, dyer dhe dritare.
Ndërsa, Gjermania mbetet vendi nga i cili kosovarët më së shumti importojnë produkte. Pas saj radhiten Turqia, Kina, Shqipëria e Italia, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
https://youtu.be/OdqCO-A703E
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile Në Aargau, gratë dhe të huajt duhet të marrin pjesë në një aktivitet informues. Tani rezulton... -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën














