Lajme
Trump kërkon shtyrjen e zgjedhjeve
Presidenti i Amerikës, Donald Trump, ka kërkuar që zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA të shtyhen, për shkak të situatës me pandeminë.
Ai ka propozuar që zgjedhjet të shtyhen derisa njerëzit të kenë mundësi të votojnë në mënyrë të sigurt. Kjo sipas tij, pasi që votimi me postë mund të japë rezultat mashtrues dhe të pasaktë të zgjedhjeve.
Ka shumë pak dëshmi që të mbështesin pretendimet e Trumpit për shtyrjen e votimit në zgjedhjet presidenciale.
SHBA dëshiron të mundësojë votimin me postë në zgjedhjet e nëntorit, për shkak të shpërthimit të pandemisë.
Data e zgjedhjeve të përgjithshme në SHBA është e caktuar nga ligji federal që nga viti 1845.
Do të duhej një ndryshim i ligjit federal për ta lëvizur këtë datë. Kjo i bie që të ligji do të futej në fuqi nga Kongresi dhe të nënshkruhej nga Presidenti, por që mund të sfidohej edhe në Gjykatë, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
19-vjeçari vritet me thikë në Itali, arrestohen tre të dyshuar, mes tyre edhe një shqiptar -
Pas vrasjes tragjike në Suedi, nesër varroset 20-vjeçari në Kosovë -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Pa kolona në pikat kufitare, pritjet deri në pesë minuta
Jeta në Zvicër
-
Gjysma e parë e korrikut thyen rekordet e temperaturave në Zvicër Temperaturat ishin mesatarisht 4.4 gradë mbi normën, ndërsa në Ticino u regjistruan rekorde historike... -
Këshilltarët federalë shpërndahen në mbarë Zvicrën për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Zvicra e ndarë për kufizimin e blerjeve të pronave nga të huajt -
Pagesa të tepërta të pensioneve jashtë vendit, zviceranët kërkojnë kontrolle më të rrepta -
Konfliktet në vendet e punës shënuan rritje në Zvicër gjatë vitit 2025












