Kosova
Turistët nga Gjermania, Shqipëria dhe Zvicra prijnë në Kosovë
Rritet numri i turistëve në Kosovë
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2023/09/img_7429-528x396.jpeg)
Referuar të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, thuhet se është rritur numri i vizitorëve që kanë vizituar Kosovën, përcjell albinfo.ch.
“Në gusht 2023, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 71 232, prej tyre 35,83%, ishin vendorë dhe 64,17% ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin gusht të vitit 2022 (sa ishin 60 952 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve për 16,7%”, njofton ASK-ja.
Nga ana tjetër, numri i netqëndrimeve ishte 166 377, prej tyre 44,05% nga vendorët dhe 55,95% nga të huajt. Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm e ka rajoni i Pejës, me 8 036 vizitorë dhe 35 149 netqëndrime.
“Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (gusht 2022) ka rritje të vizitorëve për 6,37%. Në total 45 711 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga: Gjermania, Shqipëria, Zvicra etj.”, thuhet në komunikatën e ASK-së.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët janë duke pritur deri në 2 orë në pikën Dheu i Bardhë Fluks i mërgimtarëve drejt Kosovës ...
-
Mërgimtarja e denoncon burrin për dhunë, e sulmoi pasi vendosi të shkojë në pushime me fëmijë
-
Besmir Hoxha, profesionist në fushën e energjisë në SHBA
-
Vazhdojnë ardhjet e mërgimtarëve, pritje në Merdar
-
Pritje të gjata në disa pikëkalime kufitare Kosovë-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nis një fushatë ndërgjegjësimi për përdorimin e dronëve Në Zvicër, dhjetëra mijëra njerëz zotërojnë drone. Por përdorimi i këtyre pajisjeve të drejtuara kërkon të...
-
Pse dështuan iniciativat për uljen e kostove shëndetësore në Zvicër?
-
Rrezik zjarri në pyje në kantonin e Valais-it
-
7 kilometra kolona përpara Gotthard-it
-
Roche – kompania më e vlefshme zvicerane, mposht Nestlé-n