Koronavirusi: çast pas çasti

Turqi: Mbi 2700 viktima nga koronavirusi

Autoritetet turke njoftuan të shtunën edhe për 106 vdekje nga koronavirusi duke e çuar numrin total të viktimave në 2,706.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar edhe për 2,861 persona tjerë të infektuar në 24 orët e fundit, që i bie se numri total i të infektuarve në këtë shtet ka arritur në 107,773.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Turqia është shteti i shtatë me numrin më të madh të të prekurve nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Autoritetet turke kanë marrë vendim të enjten për izolim katërditor në 31 provinca me qëllim të luftimit të koronavirusit.

Ky vendim është marrë në kohën e nisjes së Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Ka pasur raportime se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka tentuar ta ndalë valën e virusit pa e mbyllur krejtësisht ekonominë.

Megjithatë, mjekët, unionet tregtare dhe opozita janë ankuar se presidenti nuk ka marrë masa mjaftueshëm, përcjell Albinfo.ch