Koronavirusi: çast pas çasti
Vaksina për Covid-19 mund të jetë gati deri në shtator, thotë një profesoreshë e Oxfordit
Një profesoreshë e Oxfordit ka thënë se vaksina për Covid-19 mund të jetë gati deri në vjeshtë.
Sarah Gilbert, është profesoreshë e vaksinologjisë në Univesitetin e Oxfordit dhe udhëheqëse e një ekipi për zhvillimin e një vaksine për koronavirusin, që deri më tani ka infektuar mbi 1.7 milionë persona në nivel global.
Të premten numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar mbi 100 mijë, sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins.
Gilbert ka deklaruar për The Times se ajo është 80 për qind e sigurt se vaksina që po zhvillohet nga ekipi i saj do të jetë e suksesshme për të mbrojtur njerëzit nga kjo sëmundje.
“Mendoj se ka gjasa të mëdha që ajo do të funksionojë, bazuar në gjërat e tjera që kemi bërë me këtë tip vaksine. Nuk është vetëm gjurmë, dhe secila javë që kalon ne kemi më shumë të dhëna të cilat i shohim”, ka thënë ajo.
Shumica e ekspertëve kanë thënë se vaksina për koronavirusin do të merr më shumë se 18 muaj për t’u zhvilluar dhe për t’u distribuuar në nivel global, por Gilbert dëshiron të përshpejtojë procesin e testimeve klinike duke i lënë vullnetarët të infektohen natyrshëm sa më shpejt që të jetë e mundur.
Sipas saj vullnetarët nga vendet që nuk kanë masa të imponuara të izolimit do të prodhonin rezultate më efikase.
“Nëse njëri prej atyre vendeve rezulton të ketë shkallë të lartë të transmetimit të virusit, atëherë rezultatet e efikasitetit tonë do të ishin më të shpejta, prandaj kjo është një strategji për të reduktuar kohën”, shprehet ajo.
Ajo shton se, “izolimet totale e bëjnë më të vështirë, por ne s’duam as imunitet të turmës. Duam që ata të jenë të ndjeshëm dhe të ekspozuar për eksperimentet, për të provuar testimet efikase”.
Gilbert shton se zhvillimi i një vaksine deri në shtator “është i mundur nëse gjithçka shkon në mënyrë perfektë”, porse thekson se askush s’mund të premtojë se ajo do të funksionojë.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Itali: Shqiptari goditi me çekiç bashkëshorten, arrestohet nga policia Raportohet se një 55-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane, pasi më 25 prill goditi me...
-
Xhaka-Gjimshiti nesër përballen për trofeun e Europa League
-
Muharrem Salihu, i gatshëm për deputet në Parlamentin Evropian
-
Inteligjenca e mërgimtarit shqiptar vlerësohet lart, kualifikohet në finalen e kampionatit të matematikës
-
Medina Jusufi Berisha, punon në profesionin që kishte ëndërruar si fëmijë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët humbasin punën mesatarisht dy javë në vit Mungesat në punë janë në kulmin e tyre në Zvicër. Një person me kohë të plotë...
-
Zvicra fton Xhemailin në ndeshjet kualifikuese për Evropian
-
Testi, i detyrueshëm për ukrainasit që duan të vazhdojnë vozitjen në Zvicër
-
Migros do të largojë 150 punëtorë nga pika në Cyrih
-
Rreth 2.5 milionë njerëz morën pension pleqërie AHV në vitin 2023