Kosova

Vazhdon dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel, në nivel ekspertësh

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka paralajmëruar se këtë javë në Bruksel do të vazhdojnë bisedimet Kosovë – Serbi, në nivel ekspertësh.

Do të diskutohet rreth temave të hapura në takimin e fundit në nivelin më të lartë.

“Do të vazhdojnë bisedimet rreth temave të hapura në takimin e fundit në nivel të lartë politik. Bëhet fjalë për aranzhimet rreth komuniteteve joshumicë dhe zgjidhjen e kërkesave të ndërsjella financiare dhe pronave”, ka thënë Stano, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.