Kosova
Vlerësohet sakrifica e familjes Jashari, mbahet akademi përkujtimore
Në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, në Prishtinë është mbajtur akademia përkujtimore.
Me këtë rast u tha se rezistenca e Jasharëve të Prekazit më 5, 6 dhe 7 mars 1998 ishte akti kulmor në dramën me shumë akte të përpjekjeve të popullit shqiptar për çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese dhe okupatore.
“Në skenën e historisë moderne të Kosovës, Komandanti Adem Jashari nuk pati vetëm rol kyç, por ai ishte edhe autori edhe aktori i asaj shfaqje lufte të lavdishme, që ia solli lirinë Kosovës. Deri te Epopeja e 5, 6 dhe 7 marsit 1998, Adem Jashari erdhi pasi ishte përgatitur dhe stërvitur gjithë jetën, duke e shkruar dhe luajtur vetë rolin e tij në histori. Kur u armatos, u stërvit dhe e nisi luftën, ai nuk priti askë dhe nga askush t’i jepte rol në historinë e shqiptarëve, sepse ai e krijoi dhe e jetoi vetë rolin e tij si Kryekomandanti i të gjithë çlirimtarëve të Kosovës dhe i çdo përpjekje për liri. Shpeshherë, njerëzit nuk janë të vetëdijshëm në kohë reale teksa e bëjnë historinë. Por ky nuk ishte rasti me Adem Jasharin. Me ndërgjegjen e tij aq të thellë për nevojën që të luftohej për lirinë e Kosovës, ai na e dha shembullin më fisnik si individ dhe si frymë për luftëtarët e UÇK-së, për nivelet e larta që mund të arrijë vetëdija e një populli për liri”, tha kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Monako gjobit UBS-në me 6 milionë euro për pastrim parash Mbikëqyrësi i tregjeve financiare të Monakos ka gjobitur UBS me 6 milionë euro për “shkelje të... -
Stolat e autostop-it për të moshuarit po fitojnë terren në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Kantonet nisin një fushatë kundër varësisë nga bixhozi -
Papunësia ra në 3% në prill -
Si rriten pagat në Zvicër me moshën?












