Kosova
Von der Leyen: Presim konstruktivitet nga Kurti dhe Vuçiq në planin franko-gjerman
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë temë edhe në takimin e të premtes në mes të Presidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, përcjell albinfo.ch.
Der Leyen pas takimit që ka pasur me Joe Biden ka theksuar se edhe Brukseli, edhe Washingtoni e përkrahin plotësisht procesin e negociatave.
E pyetur për propozimin franko-gjerman, politikania gjermane ka thënë se tashmë palët e kanë atë propozim në tavolinë bashkë me udhërrëfyesin e si duhet të implementohet dhe se presin që Kosova dhe Serbia të tregohen konstruktive në këtë proces.
“Propozimi është tashmë në tryezë dhe ka një udhërrëfyes se si të arrijmë atje. Ne presim që të dyja palët të angazhohen në mënyrë konstruktive”, ka thënë von Der Leyen para gazetarëve.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që nga takimi i fundit në Bruksel ka shprehur gatishmërinë e tij për të nënshkruar propozimin franko-gjerman. Megjithatë të njëjtën gjë s’ka pasur gatishmëri që ta bëjë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Nga BE kanë deklaruar se s’ishte planifikuar nënshkrim dhe se për të arritur deri tek firmosja duhet që palët të pajtohen edhe për Aneksin e Implementimit.
Kurti të njëjtin qëndrim e ka edhe për takimin e 18 marsit që do të mbahet në Ohër, ku shprehet i gatshëm për nënshkrim, derisa presidenti serb ka vazhduar me deklarimet e tij se s’do të lejojë hyrjen e Kosovës në OKB dhe që s’do të ketë njohje të Kosovës nga Serbia.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Si rriten pagat në Zvicër me moshën? Ndërsa pagat zvicerane rriten me moshën, ky trend ndryshon ndjeshëm nga një sektor në tjetrin, zbulon... -
Zvicra importon një numër rekord organesh -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Qeveria zvicerane shqyrton taksën për imigracionin -
Cilat janë pesë rreziqet që i kanosen Zvicrës, sipas qeverisë?













