Kosova
Votimi në Kosovë fillon pa probleme
“Numri i qytetarëve është 1 milion 316 mijë e 672 votues nëpër këto të komuna”, u shpreh Elezi
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se materiali zgjedhor është shpërndarë me kohë në të gjitha qendrat, derisa procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat.
“Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet në këto 18 komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçani, Klinë , Fushë Kosovë, Obiliq, Rahovec, Pejë , Prishtinë, Mitrovicë e Jugut, Prizren, Suharekë , Viti Vushtrri Junik, Mamush Kllokot. Sot procesi i votimit zhvillohet në 507 qendra të votimit merr gjithsej 1628 votime të cilat janë të hapura për të mundësuar votimin e rregullit dhe 18 qendra të tjera me 20 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht. Numri i qytetarëve është 1 milion 316 mijë e 672 votues nëpër këto të komuna. Në këtë listë të votues përfshihen edhe 1690 të rinj të cilët nuk kishin të drejtë vote në raundin e parë që kanë arritur moshën e votimit nga data 13 tetor deri sot”, tha Elezi.
Më tej Elezi tha se KQZ do të organizojë votimit edhe për 2541 votuesit me nevoja të veçanta.
“KQZ fton të gjithë qytetarët me të drejt vote që të marrin pjesë në procesin zgjedhor”, tha ai.
E-Diaspora
-
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, ABSM Basel – Instituti i Trajnimit dhe Këshillimit për... -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C Rajoni i Bazelit regjistroi temperaturat më të larta, pasi gjatë ditës së enjte termometri arriti deri... -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin -
Vala e të nxehtit detyron kufizimin e prodhimit në centralet bërthamore franceze -
Në Zvicër do të mbahet referendum për kontrollin e qirave












