Kosova
Vuçiqi shkon në Bruksel, a do të takohet me Kurtin?
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vendosur ta pranojë ftesën e përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, për të shkuar në një takim urgjent në Bruksel. Por ka shtuar se nuk do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përcjell albinfo.ch.
Borrell i ka bërë ftesë urgjente kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq për një takim në Bruksel për të ndërmarrë hapa për shtensionimin e situatës në veri.
Vuçiqi ka thënë se do të flasë me Borrellin sa është e nevojshme, por jo edhe me Kurtin.
“Do të shkoj në Bruksel të flas me Borellin një orë, dy deri në dhjetë orë, nuk kam punë me Kurtin, nuk do të flas me Kurtin, sepse të flasësh me të nuk ka kuptim. Ai na jep leksione për filozofinë, pak për Marksin dhe kaq. Gjithçka tjetër ka të bëjë me persekutimin e serbëve dhe ligjëratat për çështjet e brendshme politike në Serbinë qendrore”, ka thënë Vuçiq për RTS-në të enjten.
Arrestimet e serbëve, Vuçiqi i ka konsideruar si synim për t’i dëbuar nga Kosova.
“Ne jemi vetëm në këtë, duhet të kuptojmë forcat tona. Dikush duhet të kryejë detyra të vështira në emër të qytetarëve në kushtet më të vështira. Kërkoj nga njerëzit të kuptojnë se vendi është në një situatë të vështirë. Jemi nën presionet më të vështira. Për çështjen e Kosovës flasim vetëm me Perëndimin. Është çudi të flasësh me dikë që s’keni muhabet. Shikoni deklaratat e Escobarit do të kuptoni gjithçka dhe do të shikoni se në çfarë situate të tmerrshme ndodhet Serbia”, ka thënë ai.
Ftesën e Borrellit është shprehur i gatshëm ta pranojë edhe Kurti.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
ASK: Mbi 1.4 milionë qytetarë të regjistruar, mbi 400 mijë nga diaspora Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë pritet të përmbyllet më 17 maj. Sipas të dhënave...
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
Jeta në Zvicër
-
Historia e Nemo-s që fitoi Eurovizion-in Nemo Mettler i lindur më 3 gusht 1999 është një reper, këngëtar dhe muzikant zviceran i...
-
Cili qytet në Zvicër ka më shumë gjasa të presë Eurovision 2025?
-
Shefi i Lufthansa-s: SWISS është “flamurtari” i grupit të linjës ajrore
-
Lajmet që “përmbledhin” të hënën në Zvicër
-
Lucern: Gjykohet shqiptari, ka shitur drogë me vlerë prej 3.5 milionë frangash