Lajme
Zbulohet pensionisti i prerë në fyt
Të martën në mëngjes, një spanjoll 78-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij. Fqinjët nuk e kuptojnë se çfarë ka ndodhur.
Sipas të dhënave të para, viktima kishte një prerje të madhe në fyt, njoftoi për media sot policia e Gjenevës. Hetimet tashmë janë hapur dhe dosja do të shqyrtohet nga njësiti për kriminalitet.
Në lagje, askush nuk di se çfarë ka ndodhur. Qytetarët e rrethinës tregojnë se plaku i ndjerë ishte një pensionist i thjeshtë dhe i qetë, i cili pinte kafenë çdo të diel në mëngjes në një restorant, por këtë herë ai nuk kishte ardhur. Kjo mungesë kishte zgjuar merakun e shokut të tij. Më në fund, të martën, trupi i tij i pajetë është gjetur nga policia.
Kjo është vrasja e dytë këtë vit që po ndodh në Gjenevë.
E-Diaspora
-
Reis Luzhnica nga SP bëhet sërish deputet në Parlamentin e Cyrihut Parlamentin e qytetit të Cyrihut (asamblenë) do ta “mbulojë” sërish politikani shqiptarozviceran Reis Luzhnica, me rrënjë... -
Avdilit nuk i mjaftojnë votat për kryetar të Cyrihut -
smzh ag hap filialin e 13-të në Sursee -
Inxhinierët shqiptarë në Zvicër organizojnë cikël webinaresh për shkëmbimin e njohurive profesionale -
Urimi i LAPSH “Naim Frashëri” për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit
Jeta në Zvicër
-
Reis Luzhnica nga SP bëhet sërish deputet në Parlamentin e Cyrihut Parlamentin e qytetit të Cyrihut (asamblenë) do ta “mbulojë” sërish politikani shqiptarozviceran Reis Luzhnica, me rrënjë... -
Fitore shumë e ngushtë e të Majtës në Parlamentin e Cyrihut -
Paga minimale në Gjenevë ulet për punët verore -
Ekzekutivi i Cyrihut “rrëshqet” tutje në të majtë -
Avdilit nuk i mjaftojnë votat për kryetar të Cyrihut











