Lajme

Zhegrova refuzon skuadrën franceze

Ylli i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, raportohet të mos ketë pranuar një ofertë nga skuadra franceze, Dijon.

Zhegrova ka refuzuar të nënshkruajë me Dijon, bën të ditur ‘Footmercato’.

Kosovarit i është ofruar një kontratë pesëvjeçare, por duket se ajo nuk ka qenë bindëse për të.

Zhegrova vazhon të gëzojë interesimin e Basel pas një sezoni ku luajti si i huazuar te skuadra zvicerane.

Mbetet të shihet se çfarë do të vendosë ‘magjiku’ kosovar për të ardhmen e tij.