Lajme
Zvicra, në hall me “dimëruesit” romë nga Serbia
Njerëzit vijnë në Zvicër për të dimëruar. Kur fillon ftohja e motit ata paraqesin kërkesën për azil, me ç`rast u sigurohet një shtrat dhe ushqim i ngrohtë… “Dielli po vjen, romët po shkojnë”, kështu titullohet një artikull i botuar në 20 minuten, që bën fjalë për të ashtuquajturin “azil sezonal” të romëve nga Serbia në […]
Njerëzit vijnë në Zvicër për të dimëruar. Kur fillon ftohja e motit ata paraqesin kërkesën për azil, me ç`rast u sigurohet një shtrat dhe ushqim i ngrohtë…
“Dielli po vjen, romët po shkojnë”, kështu titullohet një artikull i botuar në 20 minuten, që bën fjalë për të ashtuquajturin “azil sezonal” të romëve nga Serbia në Zvicër. Këta të fundit, sipas të dhënave të konfirmuara, vijnë në Zvicër në prag të dimrit dhe kthehen nga kaüë ardhur, me “syrin e pranverës”.
Ky shtegtim i romëve lidhet me kushtet e renda të jetesës dhe dimrat e ashpër në vendin e prejardhjes, thonë burimet zvicerane nga Enti për Migracion.
“Në janar kishim 315 kërkesa të romëve për azil. Në shkurt ishin 190 dhe në mars 153”, ka thënë Michael Glauser, zëdhënës i entit në fjalë.
”Bazuar në përvojën e deritashme, romët e Serbisë në shumicën e rasteve kthehen në Serbi dhe nuk hidhen në ilegalitet në Zvicër”, ka shtuar Glauser. Sipas tij, gjatë kohës së ngrohtë edhe në vendin e prejardhjes ka më shumë mundësi për të gjetur ndonjë punë të përkohshme.
Beat Meiner nga organizata Flüchtlingshilfe e njeh mirë këtë fenomen që sipas tij është fenomen i moçëm dhe mjaft i përhapur. “Njerëzit vijnë në Zvicër për të dimëruar. Ata, kur fillon ftohja e motit paraqesin këtu kërkesën për azil. Atyre u sigurohet një shtrat dhe ushqim i ngrohtë, që është dukshëm më mirë se në vendlindjet e tyre. Ose po ashtu më mirë se në Itali, ku ata punojnë gjatë verës ndërsa gjatë dimrit, po të paraqiten në azil, i presin kushte të mjerueshme. Ndonëse këta refugjatë sezonalë e dinë se janë pa shanse për të fituar azilin, ata llogarisin se gjatë kohës sa të trajtohet lënda e tyre, dimri tashmë ka kaluar. Dhe ka ardhur koha që ata të kthehen prej nga kanë ardhur.
Meiner thotë se këta njerëz duhet ndihmuar, mirëpo jo duke i strehuar si azilkërkues por me mbështetje në vendin e prejardhjes.
Ndërsa një inciaitvë nga CVP-PDC kishte propozuar një plan 10 pikësh i cili kërkonte që rastet që nuk kanë shanse për azil, të përpunohen brenda 10 ditëve, në mënyrë që të evitohet dimërimi i azilkërkuesve në Zvicër. Por Meiner thotë se megjithatë secilin rast duhet shqyrtuar në mënyrë serioze. “Fundja ne vazhdojmë të jemi një shtet ligjor”.
E-Diaspora
-
Mbi një milion të huaj në Zvicër nuk aplikojnë për shtetësinë zvicerane Mbi një milion të huaj që jetojnë në Zvicër nuk aplikojnë për shtetësi zvicerane, edhe pse... -
LUNEE lidh traditën shqiptare me teknologjinë moderne -
Ardiana Sallauka dhe Arber Jagoda rizgjidhen në Këshillin Komunal të Villeneuve në kantonin Vaud -
Naim Dina zgjidhet për herë të dytë asambleist në Renens -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027
Jeta në Zvicër
-
Anulime të shumta fluturimesh në Aeroportin e Gjenevës për shkak të grevës së pilotëve të Lufthansa Greva e pilotëve të kompanisë gjermane Lufthansa, e caktuar për të enjten dhe të premten, po... -
Profili i tre viktimave zbulon sistemin shfrytëzues seksual të Jeffrey Epstein në Zvicër -
Asnjë ndihmë federale për viktimat e zjarrit në Chiètres -
Mbi 140 ankesa për sjellje problematike në Spitalin Universitar të Lozanës -
Sa më shumë po paguajnë tani shoferët në Zvicër për karburant?













