Lifestyle
Këngëtarja shqiptare para gjyqit: shantazhon futbollistin Calhanoglu
Ajo ka provuar ta shantazhojë futbollistin Calhanoglu, duke i kërkuar atij 250 mijë euro për të heshtur rreth "abortimit" që e kishte bërë ajo për shkak të tij
Anita Latifi ishte bërë e njohur si këngëtare pak vite më parë për pjesëmarrjen në shoun e madh gjerman të talenteve të këndimit, “DSDS”. Por sot ajo ka pasur një skenë tjetër për t’u ngjitur dhe jo më skenën e spektaklit. Anita përgjigjet në një gjykatë të Dyseldorfit se ka provuar ta shantazhojë futbollistin e njohur turkogjerman Hakan Calhanoglu, i cili luan për kombëtaren turke, duke i kërkuar atij 250 mijë euro, shkruan ‘Bild.de’. Në atë kohë ai ka luajtur për FC Leverkusenin.
Anita Latifi akuzohet se përpjekjen për shantazhim e kishte bërë në bashkëveprim me gazetarin Abdel H.
Sipas padisë, Abdel H. në korrik të vitit 2016 i kishte telefonuar këshilltarit të Calhanoglut, i cili tani po luan për Milanin, transmeton albinfo.ch. Atij i ishte drejtuar me fjalët se Calhanoglu duhet të paguajë 250 mijë euro për abortimin e fëmijës që gjoja e kishte bërë një yll i DSDS. Vetëm nëse e bën këtë pagesë, ai mund ta vazhdojë karrierën.
Por, sipas akuzës, Anita Latifi as që ka qenë ndonjëherë shtatzënë, ndonëse ajo vetë thotë se ka qenë. Këtë e ka deklaruar për medie të ndryshme gjermane, transmeton albinfo.ch. Ndërsa në televizionin “Sat 1″ Anita ka thënë se aq shumë presion i është bërë nga kampi i Calhanoglut sa që ajo ishte detyruar në fund të abortonte.
Me rastin e marrjes në pyetje, gazetari dhe këngëtarja, sipas akteve hetimore kanë kundërshtuar të gjitha akuzat. Por prokurori është i sigurt se ata të dy janë fajtorë. Veç tjerash edhe për faktin se Latifi në gazeta ka dhënë versione të ndryshme të ngjarjes.
I pari, dëshminë e vet e ka dhënë sot Calhanoglu. Ai ka thënë se gjithaçka ka filluar në vitin 2013 kur ai ishte duke luajtur për HSV. “Ne kemi pasur miqësi të ngushtë dhe po ashtu edhe kemi fjetur bashkë”, transmeton albinfo.ch. “Por unë gjithmonë kam pasur kujdes dhe jam mbrojtur”, ka thënë ai. Ndërsa lidhja mes tyre kishte përfunduar para fillimit të pauzës dimërore të Bundesligës.
Procesi vazhdon më 20 dhjetor.
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës” Pas eventit të mbajtur dje në Prishtinë ku u bashkuan rreth 350 biznese nga diaspora dhe...
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Zvicër
-
Komiteti i parlamentit zviceran propozon trefishimin e taksave për studentët e huaj Studentët e rinj në Institutin Federal të Teknologjisë të Lozanës (EPFL) nga jashtë do të duhet...
-
Rrëshqitja e shkëmbinjve në Brienz: A ekziston një kërcënim?
-
Gotthard, mbi 20 kilometra bllokime trafiku
-
Zvicër: Rastet e kollës te fëmijët, shumë të shpeshta
-
A do të largohet selia e FIFA-s nga Zvicra?