Politikë

Lurata Reçi

Politikane/Këshilltate komunale

Vendlindja : Maqedoni

 Qyteti ku jetoni në Zvicër : Langenthal të Kantonit të Bernës

 Profili

Lurata Reçi është nënë e dy fëmijëve. Shqiptarja nga Struga ka 10 vjet që merret me politikë në komunën e Langenthalit të Kantonit të Bernës. Ka një vit që është në funksionin e këshilltares në Komunën e Langenthalit.

Disa vite ka qenë në kryesi të [email protected] Zvicër dhe e ka iniciuar themelimin e [email protected] në Bernë. Ajo për disa vite është aktive në komisione të ndryshme si edhe në kryesinë e Partisë Social Demokrate të Langenthalit.

Lurata Reçi aktualisht vazhdon studimet në Zürich për ekonomi (HWD).

Në mesin e shtatë kandidatëve shqiptarë, më së shumti vota ka fituar kandidatja me prejardhje nga Maqedonia, Lurata Reçi, e cila ishte kandiduar nga Partia Socialdemokrate në Bernë.

Lurata, edhe pse me prejardhje të huaj në Zvicër, ka arritur të sigurojë 21.939 vota të elektoratit në kantonin e Bernës, rezultat inkurajues për të vazhduar garën politike në zgjedhjet e ardhshme.

 Biografi e shkurt

  • Emri MbiemriLurata Reçi
  • Prejardhja:Strugë-Maqedoni
  • Vendi ku vepron: Langenthal-Bernë-Zvicër
  • Profesioni:Politikane/Këshilltate komunale