Lajme
215 000 franga për karrigë deputeti
SVP/UDC është kampione e shpenzimeve për fushatën e zgjedhjeve, por CVP/ PDC-ja gëzon fitim të mirë të investimeve gjatë fushatave politike. Këto janë vlerësimet kryesore të sondazhit të porositur nga Departamenti Federal i Drejtësisë dhe Policisë (DFJP). Ky studim është kryer nga Michael Hermann, drejtor i Institutit të Kërkimeve sotomo në Universitetin e Cyrihut. “Niveli i pabarazisë në lidhje me financimin e fushatave është alarmues”, thekson DFJP.
Studimi konfirmon rritjen enorme të shpenzimeve reklamuese në politikë gjatë dekadës së fundit. Bazuar në të dhënat në dispozicion, ato vlerësohen të jenë afro 28 milionë franga para zgjedhjet federale të vitit 2003. Këto shpenzime janë rritur nga 35 milionë në vitin 2007 gjerë në 42 milionë në vitin 2011.
215 000 franga karrige
Pa befasi, SVP/ UDC shpenzon më së shumti. Në zgjedhjet e fundit Partia e Christoph Blocher-it ka shpenzuar 13.3 milionë franga, prej të cilave 7, 8 milionë për afishe dhe 5 milionë për reklama në gazeta. FDP/PLR vijon me 8.5 milionë dhe më pas CVP/PDC me 5 milionë.
Michael Hermann ka llogaritur investimin e secilës palë në lidhje me rezultatet e arritura. Ai konkludon se SVP/UDC, sikur edhe partia La Lega dei Ticinesi, kanë shpenzuar 215.000 franga për mandatin e fituar në Parlamentin federal, pak më shumë se FDP/PLR me 208’000 . Ndërsa harxhimet janë shumë më të ulëta për CVP/PDC me 120,000 franga, për BDP/PBD me 80.000 franga, për SP/ PS 57.000 franga, të Gjelbrit me 57.000 franga, si dhe për të Gjelbrit Liberalë me 45 000 franga.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë 25-vjeçarja shqiptare diplomon në Danimarkë, punimi për luftën në Kosovë vlerësohet maksimalisht... -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë Udhëtimet verore nga Zvicra: Çfarë duhet të dini para se të niseni me makinë, tren apo... -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën -
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër










