Kosova
24 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës
Me rastin e shënimit të 24-vjetorit të themelimit të Policisë së Republikës së Kosovës, janë paraparë të realizohen disa aktivitete policore, aktivitete këto që mund të përcillen nga qytetarët dhe mediat, përcjell albinfo.ch.
Në të gjitha stacionet policore të PK-së do të aplikohet ‘Porta e hapur’ duke filluar nga ora 10:00, ku qytetarët e interesuar mund të vizitojnë stacionet policore të PK-së.
Në sheshin Ibrahim Rugova dhe në sheshin Skënderbeu do të bëhet ekspozimi i disa njësiteve dhe pajisjeve policore, duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 13:00, ku në orën 11:00 drejtori i Përgjithshëm i PK-së, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do t’i vizitojnë njësitet policore.
Po ashtu do të bëhet edhe ekspozimi i pajisjeve dhe njësiteve policore në sheshin ‘Ibrahim Rugova’ dhe sheshin ‘Skënderbeu’.
Në ceremoninë zyrtare pritet të marrin pjesë personalitete të larta vendore e ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali Adile Jashari u vlerësua me çmimin “Ricerca Stilistica”, ndërsa pesë studente të UBT-së prezantuan krijimet e... -
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë












