Kosova
24-vjetori i masakrës së Kralanit, Osmani përkujton të rënët
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, në 24-vjetorin e masakrës së Kralanit, përkujtoi të rënët, përcjell albinfo.ch.
Presidentja Osmani tha se sot kujtojnë edhe 86 civilët e rrëmbyer nga forcat gjenocidale të Serbisë në Kralan të Gjakovës, të cilët u ndanë nga kolona e të zhvendosurve, të mbledhur në këtë fshat.
“Sot kujtojmë 86 civilët e rrëmbyer nga forcat gjenocidale të Serbisë në Kralan të Gjakovës, të cilët u ndanë nga kolona e të zhvendosurve, të mbledhur në këtë fshat. Civilë të moshave të ndryshme, pleq, gra, burra e fëmijë, u vranë mizorisht nga regjimi kriminal serb ose u zhdukën dhunshëm.
Sot e kësaj dite, nënat, motrat e familjarët e tjerë presin në ankth ndonjë lajm për fatin e më të dashurve të tyre, të zhdukur me dhunë nga regjimi serb.
Drejtësi për viktimat dhe kujtim i përhershëm për to”, shkroi Osmani.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë 25-vjeçarja shqiptare diplomon në Danimarkë, punimi për luftën në Kosovë vlerësohet maksimalisht... -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë
Jeta në Zvicër
-
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno Janë mbyllur shtigjet e ecjes, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin aktivitetet në zonën... -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë













