Kosova
47 pjesëtar të Policisë së Kosovës dhanë dorëheqje këtë vit
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë duke u larguar nga institucioni. Vetëm gjysmën e parë të këtij viti, dorëheqje vullnetare kanë dhënë 35 të punësuar, prej tyre 6 kadetë dhe 6 staf civil, përcjell albinfo.ch.
Sipas sindikatës së Policisë së Kosovës, arsye për këtë janë kushtet e vështira të punës.
“Nga informacionet që ne i kemi kryesisht kanë dhënë dorëheqje për shkak të pakënaqësive të kushteve si dhe tani së fundmi edhe të pagës. Por po ashtu si skandal që u krijua në Policinë e Kosovës është shtesa për rrezikshmërinë në punë prej implementimit të ligjit të ri të pagave në muajin shkurt. Janë bërë 5 muaj që prejse nuk është duke u ekzekutuar kjo shtesë dhe kjo ka krijuar pakënaqësi jashtëzakonisht të madhe te Policia e Kosovës, gjë që kemi paralajmërime se nëse kjo nuk bëhet dhe vazhdon kështu do të kemi edhe dorëheqje të tjera në vazhdimësi”, ka theksuar kryesindikalisti i policëve, Imer Zeqiri, shkruan RTS.
Nga Qeveria kërkohet më shumë vëmendje në këtë aspekt, pasi largimi shihet shqetësues.
“Braktisja e Policisë së Kosovës nga ana e pjesëtarëve të saj në shumicën e rasteve ndodh për arsye ekonomike, do të thotë pagat e vogla dhe mospagesa e shtesave apo rrezikshmërisë, e që me një fjalë ata persona nuk ndihen me dinjitet dhe e lëshojnë Policinë e Kosovës. Ky është një tregues shqetësues për Republikën e Kosovës sepse shkollimi dhe formimi i një zyrtari policor ka një kosto relativisht të lartë dhe në anën tjetër edhe në aspektin moral e shoqëror është humbje”, ka thënë Fatmir Çollaku, ekspert i sigurisë.
Ditë më parë Sindikata e Policisë së Kosovës dorëzoi në Kuvend, peticionin e nënshkruar nga mbi 62% e pjesëtarë të saj, që ka të bëjë me pakënaqësinë me ligjin e pagave. Nga themelimi e deri më tani, 2285 pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë dhënë dorëheqje vullnetare nga shërbimi, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë














