Lajme
Vazhdon protesta në Shkup
Mijëra protestues janë mbledhur në Shkup për të kundërshtuar dekretin e presidentit Inavov, për faljen e politikanëve të ndjekur penalisht
Mijëra protestues janë mbledhur në sheshin “Maqedonia” në Shkup për të kundërshtuar vendimin e presidentit të këtij shteti, Gjorgje Ivanov, për amnistimin e politikanëve maqedonas që janë nën hetime, janë në proces gjyqësor apo të dënuar për vepra penale. Kjo është dita e katërt e protestave që u organizuan nga shoqërua civile.
Protestuesit fillimisht u drejtuan drejt Parlamentit, por ato u penguan nga policia, e cila kishte bllokuar zonën. Ndërsa më pas protestuesit kanë vijuar drejt Qeverisë, por edhe ky tentim i tyre është penguar. Turmat e mëdha protestuese kanë ngelur në sheshin “Maqedonia” pasi që janë bllokuar nga policia.
Shumë qytetarë po iu bien bilbilave, ndërsa po brohoritin “Jep dorëheqjen Ivanov!”, “Mbështetje Prokurorisë Speciale Publike”, etj.
Protestuesit po kërkojnë nga Policia që t;ua hapë rrugën protestuesve që t’i afrohen pranë objektit të Qeverisë “sepse nuk duan t’i dërgojnë botës fotografi të këqija sepse në mesin e protestuesve ka njerëz shumë të mirë që po luftojnë për të drejtën e tyre që të mos lejohet falja e kriminelëve”.
Katër ditë më parë, presidenti maqedonas shpalli vendimin e tij për pushimin e hetimeve ndaj 56 personave, kryesisht zyrtarë dhe ndihmës të tyre lidhur me skandalin e përgjimeve. Amnisitinë e tij, Ivanov e argumentoi si një përpjekje për t’i dhënë fund krizës politike, dhe tha se nuk heq dorë nga vendimi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike











