Lajme
Gjyqësori t’i trajtojë me urgjencë brengat e diasporës
Ministri i Diasporës, Valon Murati përcjell shqetësimet e investitorëve për sistemin gjyqësor. Ai kërkon Divizion të veçantë gjyqësor për kontestet e investitorëve të huaj
Ministri kosovar i Diasporës, Valon Murtai kërkoi nga kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, krijimin më të shpejtë të Divizionit për kontestet e investitorëve të huaj në kuadër të Departamentit për Çështje Ekonomike të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Ky divizion, sipas Murtatit, do të merret ekskluzivisht me investitorët nga diaspora.
Murati takoi kryesuesin e Këshillit Gjyqësor për t’i ritheksuar problemet e investitorëve nga diaspora në Kosovë lidhur me pengesat që i hasin gjatë kontesteve gjyqësore.
Në këtë takim, ministri Murati edhe njëherë kërkoi zbatimin e plotë të ligjit për gjykatat, sipas të cilit parashihet krijimi i Divizionit për kontestet e investitorëve të huaj.
“Përkundër ekzistimit të vullnetit të investitorëve nga diaspora për të investuar në Kosovë, është shumë vështirë t’i bindësh ata që këtë vullnet ta shndërrojnë në veprim, përderisa ekziston mosbesimi në funksionimin e sistemit të drejtësisë”, deklaroi ministri Murati.
Prandaj, krijimi i këtij divizioni, që është edhe obligim ligjor, sipas Muratiti, do të ndikonte në plotësimin e mozaikut të kushteve që Republika e Kosovës ofron për investitorë potencialë nga diaspora.
Kryesuesi Idrizi, duke u pajtuar me ministrin e Diasporës u zotua se këtë çështje do ta trajtojë me urgjencë në takimin e ardhshëm të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










