Lajme
Gjermanët kureshtarë: Si po e lufton korrupsionin Shpendi
Deputetët gjermanë nga Landit Nordrhein Westfalen, u interesuan se si kryetari i Prishtinë, Shpend Ahmeti po ia del ta luftojë korrupsionin
Një grup deputetësh gjermanë nga Parlamentit shtetëror i Landit Nordrhein Westfalen kanë vizituar dje Komunën e Prishtinës, dhe janë interesuar se si kryetari Shpend Ahmeti po arrin ta luftojë korrupsionin. Parlamentarët gjermanë po qëndrojnë për një vizitë një javore në Kosovë.
Ahmeti në takim foli për sfidat dhe arritjet në qeverisjen në Prishtinë që nga fillimi i mandatit të tij. Ai tha se me një vetëmohim politik, përkundër shumë sfidave, është arritur që të adresohen problemet dhe nevojat e qytetarëve.
Prefekti Ahmeti shpalosi disa nga projektet e ardhshme të cilat priten të funksionalizohen gjatë viteve në vazhdim, si hapja e çerdheve të fëmijëve në disa lagje të Prishtinës, punimet e ardhshme në rrafshin e infrastrukturës, si dhe për ndërtimin e fabrikës së ujit në Shkabaj që është projekt i përbashkët i Komunës, Kompanisë së Ujësjellësit dhe KFW-së gjermane.
Kjo fabrikë, sipas Ahmetiti, do ta përmirësojë furnizimin me ujë jo vetëm për Prishtinën, por në nivel regjional, thuhet në një njoftim të Komunës.
Deputetët gjermanë ishin kureshtarë të dinin se si kryetari Ahmeti po ia del ta luftojë korrupsionin. Ata thuhet se ishin të informuar për 120 rastet që tashmë po shqyrtohen në Prokurori, dhe po ashtu shtruan pyetje se si po ia arrihet ta menaxhohet kryeqyteti me një buxhet minimal.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











