Lajme
Vërshojnë kosovarët pas pasaportave biometrike
Që nga orët e hershme të mëngjesit, shumë qytetarë janë duke pritur me radhë që të fotografohen për t’u pajisur më pas me pasaportë biometrike. Vendimi i KE-së për heqje vizash, “trazon” kosovarët
Menjëherë pas Komisioni Evropian ndezi dritën jeshile për liberalizim të vizave për kosovarët, qindra qytetarë kanë vërshuar të enjten qendrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme nëpër komuna, për t’i marrë dokumentet e nevojshme që kërkohen për pasaportë biometrike.
Siç raporton “Zëri” që nga orët e hershme të mëngjesit, shumë qytetarë janë duke pritur me radhë që të fotografohen për t’u pajisur më pas me pasaportë biometrike në komunën e Prishtinës. Kjo tregon se sa është i madh interesimi i kosovarëve për të dal jashtë shtetit nga dita që vizat hiqen edhe teknikisht.
Mirëpo, pas rekomandimit të Komisionit Evropian për liberalizim të vizave, kërkohet edhe një kohë e caktuar disa muajsh deri në heqjen teknike të vizave. Sipas ministrit për Integrim Evropian, Bekim Çollaku ekzistojnë disa procedura të tjera që duhet ndjekur pas lajmit të mirë që mori Kosova dje.
“Bëhet fjalë për një vendimmarrje që kalon në dy institucione, në Parlament dhe Këshill të Bashkimit Evropian. Por, Këshilli nuk do ta trajtojë këtë gjë pa u trajtuar në parlament fillimisht. Se sa kohë do që të bëhet kjo gjë, ne nuk mund të përcaktojmë. Varet nga propozimi, ndryshimet eventuale. Nëse shikojmë praktikat ato janë të ndryshme, në rast të Shqipërisë e Bosnjës, kjo periudhë ka zgjatur 6 muaj, në rastin e Serbisë e Malit të Zi ka zgjatur 4 muaj”, ka thënë ai.
Sipas ministrit kosovar, në rastin e Kosovës kjo periudhë do të jetë më e shkurtër. “Korriku mund të jetë një afat real nëse do të ketë dinamikë, por mund të jetë edhe në vjeshtën e hershme të këtij viti”, ka thënë Çollaku.
Ndryshe, të mërkurën, Komisioni Evropian i ka propozuar Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian, heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës dhe vënien e Kosovës në listën e vendeve me qarkullim të lirë.
Komisioneri për Migrim dhe çështje të brendshme, Dimitris Avramopoulos ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga udhëzuesi për liberalizim të vizave dhe se shpreson se tani edhe Parlamenti Evropian dhe Këshilli, do ta miratojnë propozimin. Por, sipas Avramopoulos Kosova ka edhe dy kushte për të përmbushur përpara miratimit përfundimtar të propozimit, ratifikimi i marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi dhe forcimi i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër Për vite me radhë, prodhuesi i makinave Tesla kryesonte fushën për sa i përket shitjeve të... -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2% -
Më shumë se 8 milionë CHF janë shpenzuar për fushatat e votimit të 8 marsit -
Kthimi afatgjatë në Brienz konsiderohet i mundur -
Qeveria zvicerane prezanton planin për të ndaluar mungesën e banesave të përballueshme













