Lajme
Shtohet numri i udhëtarëve në Aeroportin e Prishtinës
Rreth 350 mijë pasagjerë kanë udhëtuar me aeroplan gjatë tre muajve të parë të vitit 2016 në Kosovë. Kjo shifër është për 18 për qind më e lartë se vitin e kaluar
Gjatë tre muajve të parë të këtij viti, ka një rritje të dukshme të udhëtimit me aeroplan nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinë dhe anasjelltas, duke shënuar rritje për 18.6 për qind në krahasim me tre muajt e partë të vitit 2015. Ndërsa, sikurse herëve të tjera, vërehet interesim gjithnjë më i vogël për udhëtime me tren.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot (e enjte) Statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit”, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, dhe Postë Telekomunikimin për tremujorin e parë (TM1 2016).
“Sa i përket numrit të fluturimeve në tremujorin e parë të vitit 2016, janë 1433, ose 12.92 për qind më shumë fluturime se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2015).
Numri i udhëtarëve, që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet udhëtimi është rreth 350 mijë, ose 18.64 për qind më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar”, thuhet në raportin e ASK-së.
Ndërkaq, në tremujorin e parë të vitit 2016, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është rreth 61 mijë, ose 6.94 për qind më pak se vitin e kaluar.
Edhe transporti i mallrave me tren, në këtë periudhë, është rreth 79 mijë tonë ose 60.43 për qind më pak se vitin që shkoi
Ndryshe më territorin e Republikës së Kosovës janë gjithsej 333 kilometra binarë hekurudhorë për transport dhe 110 kilometra binarë hekurudhorë privatë, derisa qarkullojnë 8 lokomotiva dizel, të cilat bartin 27 vagonë, 9 të udhëtarëve dhe 18 për bagazh.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë Viti 2025 do të jetë viti i katërt më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në Zvicër... -
Sot pritet të jetë dita më e ngarkuar në aeroportin e Cyrihut -
Rreth 300 mijë persona në Zvicër heqin dorë nga ndihma sociale nga frika e humbjes së lejes së qëndrimit -
Zvicra shqyrton lehtësimin e natyralizimit për sipërmarrësit e huaj -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë











