Lajme
Edhe një çerdhe që menaxhohet nga prindërit
Në Prishtinë është hapur edhe një çerdhe një menaxhohet nga vend prindërit, derisa financohet nga Komuna. Kryetari Ahmeti tha se deri në fund të vitit, do të hapen edhe 3 çerdhe të tilla
Komunës së Prishtinës nga dita e sotme i është shtuar edhe një çerdhe e re që do të menaxhohet nga vet prindërit, derisa do të financohet nga Komuna. Kjo çerdhe u ndërtua me investim të përbashkët të Komunës së Prishtinë dhe zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, deri sa implementues i projektit ishte Zyra e Organizatës Botërore për Migrim (IOM).
Liblad Chad është zëvendësshef i zyës për bashkëpunim në kuadër të zyrës së BE-së në Kosovë.
“Kosova e bukur bëhet edhe me implementimin e projekteve të shkollave dhe çerdheve si kjo sotË, tha Chad, i cili shfaqi shpresën se kjo çerdhe do të plotësojë nevojat e komunitetit të lagjes Arbëria, të cilët deri më tash janë detyruar t’i dërgojnë fëmijët nëpër lagje të tjera të qytetit.
Ndërkaq, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se këto janë disa nga momentet e bukura të një kryetari komune, kur arrin që të shohë gëzimin e fëmijëve për hapjen e çerdhes së re.
Ai tregoi se kjo është çerdhja e katërt me bazë në komunitet e me kosto të përballueshme e që menaxhohet nga vet këshilli i prindërve. Ai po ashtu tha se ky projekt ka kushtuar rreth 435 mijë euro, nga të cilat 200 mijë janë investim i Komunës, kurse 235 mijë investim i zyrës së BE-së në Kosovë.
Në fund Ahmeti tha se deri në fund të vitit do të hapen edhe tri çerdhe me bazë në komunitet, me çka edhe do të përmbushet njëri ndër premtimet kryesore për çerdhe me kosto të përballueshme në çdo lagje.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë Viti 2025 do të jetë viti i katërt më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në Zvicër... -
Sot pritet të jetë dita më e ngarkuar në aeroportin e Cyrihut -
Rreth 300 mijë persona në Zvicër heqin dorë nga ndihma sociale nga frika e humbjes së lejes së qëndrimit -
Zvicra shqyrton lehtësimin e natyralizimit për sipërmarrësit e huaj -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë











