Lajme
Kosova i jep ”Medaljen e Artë” Noel Malcolmit
Presidenti Thaçi nderon historianin Sir Noel Malcolm me dekoratën ”Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit” për kontributin e dhënë në sensibilizimin e çështjes shqiptare në botë
Për kontributin e madh që ka dhënë në sensibilizim e çështjes së Kosovës në botë, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ia ndau sot historianit, poliglotit, gazetarit dhe akademikut të njohur britanik, Sir Noel Malcolm dekoratën ”Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit”.
Thaçi prit sot në rezidencë shkrimtari Malcolm që njëherit është analist i çështjeve të Ballkanit dhe autor i librave të shumtë për historinë e shqiptarëve. Malcolm së fundi promovoi në Prishtinë edhe librin “Agjentë perandorakë” në gjuhën shqipe.
“Me përgjegjësinë shtetërore si president i vendit, kam kënaqësinë që t’i dorëzojë në shenjë kontributi për të vërtetën e Kosovës dhe shqiptarëve, Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit”, tha presidenti Thaçi.
Për historianin Sir Noel Malcolm, presidenti Thaçi tha se ka thënë një të vërtetë të munguar për shqiptarët, ka thënë të vërteta të shumta edhe për popujt e tjerë të rajonit tonë, me librat edhe për Bosnjën gjatë periudhës së luftës në Bosnjë, por mrekullia e së vërtetës për Kosovën është se ka thënë të vërtetën për Kosovën edhe para se të shpërthente lufta në Kosovë.
“Libri juaj i së vërtetës për Kosovën ishte libri i shpërthimit dhe ndërgjegjësimit të diplomacisë botërore për Kosovën, por dhe i ndikimit në kuptimin pozitiv të vendimmarrjeve të diplomacisë botërore për Kosovën”, deklaroi Thaçi.
Ndërsa, Sir Noel Malcolm, pasi falënderoi presidentin Thaçi për dekoratën “Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit”, tha se është vetëm historian dhe nuk merret me politik, por beson se për çdo vend, për të ardhmen e një populli, janë shumë të rëndësishme faktet dhe e vërteta historike.
“Në qoftë se kam ndihmuar pak kur kam shkruar për të vërtetën historike të Kosovës, jam shumë i lumtur, sepse është shumë e rëndësishme që bota të mund të kuptojë mirë historinë e Kosovës në situatën e sotme edhe për të zhvilluar të ardhmen e Kosovës për të gjithë kosovarët”, tha historiani Malcolm.
Dekorata ”Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit” u jepet qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe atyre të huaj, si dhe personaliteteve të botës shqiptare që kontribuojnë për mirëkuptim mes shqiptarëve dhe kombeve të tjera në të gjitha fushat e jetës në frymën e lidhjes.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë Viti 2025 do të jetë viti i katërt më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në Zvicër... -
Sot pritet të jetë dita më e ngarkuar në aeroportin e Cyrihut -
Rreth 300 mijë persona në Zvicër heqin dorë nga ndihma sociale nga frika e humbjes së lejes së qëndrimit -
Zvicra shqyrton lehtësimin e natyralizimit për sipërmarrësit e huaj -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë











