Lajme
Zvicra mbështet Kosovën në integrimin Euro-atlantik
Ambasadori i Zvicrës në NATO, Christian Meuwly ka garantuar mbështetje për proceset integruese të Kosovës. Ai u prit në Ministrinë e FSK-së nga ministri Demolli
Ambasadori i Zvicrës në NATO, Christian Meuwly e siguroi ministrin e Forcës së Sigurisë të Kosovës (MFSK), Haki Demollin se shteti i tij do të vazhdoj mbështetjen për Kosovën në proceset Euro-atlantike. Ambasadori helvetik në Bruksel i ka bërë këtë deklarata gjatë një vizite që i bëri FSK-së në Kosovë.
Diplomati zviceran bashkë me ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang, kryesonin delegacionin nga Zvicra në vitine zhvilluar në MFSK.
Ministri Demolli, në takim ka falënderuar ambasadorin e Zvicrës në NATO, Meuwly për ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë Qeveria e Zvicrës për Kosovën dhe në kuadër të saj edhe për FSK-në, si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kanë dy shtetet në të gjitha fushat.
Ministri Demolli me këtë rast, e ka njoftuar ambasadorin Meuwly me të arriturat e përgjithshme të FSK-së; zhvillimet aktuale, për procesin e transformimit të FSK-së, ku ka qenë i angazhuar DIRI (Iniciative e rishikimit të Institucioneve të Mbrojtjes) nga SHBA, pastaj Ekipet Këshilluese të NATO-s (EKN) në MFSK, Ekipet Këshilluese Ndërlidhëse të NATO-s (ENKN) në FSK dhe partnerë të tjerë ndërkombëtar.
Gjithashtu ministri Demolli bisedoi edhe për letrën që kryeministri i Qeverisë së Kosovës Isa Mustafa, i ka dërguar NATO-s, për mbështetjen e saj, për transformimin e FSK-së dhe të avancimin e mëtutjeshëm të partneritetit të Kosovës me NATO-n.
Në Fjalën e tij ministri Demolli i siguroi mysafirët nga Zvicra se Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK) nuk do të përbëjë kërcënim për fqinjët. Ajo do të jetë Forcë që synon anëtarësimin në NATO, Forcë që një ditë do të jetë pjesë e misioneve paqësore kudo që e kërkon nevoja.
Ndërsa, ambasadori i Zvicrës në Selinë e NATO-s, në Bruksel, Meuwly shprehi kënaqësinë e tij, për pritjen në Ministrinë e FSK-së, si dhe premtoi për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen. Ai tha se Zvicra ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojë të përkrah Kosovën në integrimet Euro-Atlantike.
Në takim morën pjesë edhe shefi i kabinetit të ministrit Latif Leka dhe drejtori i Ekipi Këshillues të NATO-s në MFSK zoti Dominic Braithawaite.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












