Lajme
Kosova pranohet në Federatën Ndërkombëtare të Gazetarëve
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është anëtarësuar në Federatën Ndërkombëtare të Gazetarëve, në konferencën e IFJ-së që po mbahet në Francë
Nga dita e sotme, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është anëtar i barabartë me organizatat e tjera të gazetarëve të përfaqësuara në International Federation of Journalists (IFJ). Vendimi për pranim është marr në kongresin e 29-të të IFJ-së që po mbahet në Angers të Francës dhe vjen si rezultat i përmbushjes së kritereve të kërkuara nga AGK.
“Pranimi në IFJ është mundësi shumë e mirë për ta fuqizuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar derisa do t’i hapet rrugë forcimit të rolit të gazetarëve në Kosovë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga AGK.
Në këtë kongres, AGK po përfaqësohet nga kryetari, Shkëlqim Hysenaj dhe anëtari i bordit, Fidan Rama të cilët kanë raportuar në sesionin e parë para komisionit. Përfaqësuesit e AGK-së do të jenë të pranishëm edhe gjatë dy ditëve në vijim, deri në zgjedhjen e strukturave të reja të Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve.
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve ka rreth 140 shtete anëtare me mbi 60 mijë gazetarë, nga e gjithë bota.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










