Lajme
Arsimtarët shqiptarë në Itali të bashkohen me një asociacion
Ministri i Diasporës, Valon Murati vizitoi shkollat shqipe në Itali, ndërsa e konsideron nevojë krijimit e një organizimi të përbashkët të arsimtarëve shqiptarë në nivel të Italisë
Ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati i përgëzoi prindërit dhe mësuesit shqiptarë, të cilët në mënyrë vullnetare po e mbajnë gjallë shkollën shqipe në diasporë. Këtë falënderim ai e bëri gjatë një qëndrimi në Itali, ku mori pjesë në disa aktivitete të organizuara nga komuniteti shqiptar në rajonet e Venetas dhe të Lombardisë.
Në Trevizo, Murati pati një takim pune me Këshillin e Arsimtarëve të rajonit të Venetos, ku morën pjesë edhe aktivistë të komunitetit dhe prindër. Në takim u bisedua për rezultatet, por edhe për sfidat, me të cilat ballafaqohet mësimi shqip në këtë pjesë të Italisë.
Murati tregoi për punët që po bën Ministria e Diasporës për ta ndihmuar mësimin shqip në diasporë, si dhe angazhimin për realizimin e marrëveshjes për arsimin shqip në diasporë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Në Trevizo, ministri Murati mori pjesë edhe në një manifestim të organizuar nga shkolla shqipe për nder të përfundimit të vitit shkollor të mësimit të gjuhës shqipe. Në këtë manifestim ishin prezentë edhe përfaqësues të autoriteteve italiane komunale, rajonale dhe kishtare.
Në këtë takim, ministri Murati, përveç falënderimit për mësuesit dhe nxënësit për një organizim të mirë të manifestimit, i falënderoi edhe autoritetet italiane për gatishmërinë që kanë për bashkëpunim me komunitetin shqiptar.
Ministri kosovar pati një takim edhe me përfaqësuesit e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Itali, me shoqatat dhe mësuesit e rajonit të Lombardisë, me të cilët bisedoi për domosdonë e një bashkëpunimi edhe më të mirë të të gjitha shoqatave në Itali, si dhe nevojën e krijimit të një organizimi të përbashkët të arsimtarëve shqiptarë në nivel të Italisë.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter Të hënën në mbrëmje, 18 persona që ishin bllokuar pas rrëshqitjes së dheut u transportuan me... -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë -
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not?












