Lajme
Edhe sivjet, Vala ndanë 50 mijë numra për diasporë
Në kuadër të fushatës “Ti je pjesë e atdheut”, kompania Vala ka rezervuar edhe 50 mijë numra të rinj që do të shpërndahen për të gjithë ata bashkatdhetarë që regjistrohen në pikat e regjistrimit
Kompania më e madhe publike në Kosovë, PTK/Vala edhe sivjet i është bashkuar fushatës së Ministrisë së Diasporës, “ti je pjesë e atdheut”, duke ndarë 50 mijë numra për bashkatdhetarë me kohëzgjatje 13 muaj. Ky vendim është marrë sot pas një takimi që ministri i Diasporës, Valon Murati zhvilloi me drejtorin e Telekomit të Kosovë, Agron Mustafa dhe kryeshefi i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha.
Këta numra do t’u jepen bashkatdhetarëve që marrin pjesë në procesin e regjistrimit të diasporës, që bëhen nëpër të gjitha pikate doganore. SIM kartela e dhuruar do të ketë minuta, SMS dhe internet falas, ndërsa validiteti i saj do të jetë 13 muaj.
Po ashtu, risi e këtij viti është që bashkatdhetarët të cilët kanë përfituar nga oferta e vitit të kaluar, kartelat e tyre do të rimbushen automatikisht nga Vala me 500MB, 30 min për bisedë dhe 100 SMS, si dhe validiteti i tyre do të zgjatet edhe për 13 muaj të tjerë.
“Bashkëpunimi me Post Telekomin e Kosovës nuk është ndalur asnjëherë, andaj edhe sivjet shënojmë vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm nisur vitin e kaluar që rezultoi me rreth 230 mijë bashkatdhetarë të regjistruar vetëm gjatë muajve të verës. Sivjet presim që kjo fushatë të jetë akoma më e suksesshme”, tha ministri Murati, duke përsëritur edhe njëherë thirrjen që bashkatdhetarët tanë të regjistrohen në numër sa më të madh.
Drejtori i Telekomit, Agron Mustafa, potencoi se ky është një vazhdim i bashkëpunimit të vitit të kaluar.
“Vala është pjesë e atdheut, prandaj edhe kemi vendosur që të vazhdojmë bashkëpunimin me Ministrinë e Diasporës edhe këtë vit. Sim kartelat që janë shpërndarë vitin e kaluar kanë validitet 13 muaj ndërsa Vala tashmë ka rezervuar edhe 50 mijë numra të rinj për të gjithë ata bashkatdhetarë që do të regjistrohen këtë vit, e ku përfshihen edhe minuta, SMS dhe internet falas”, theksoi Mustafa.
Ndërsa drejtori i Postës, Sejdi Hoxha nga ana tjetër, njoftoi se të gjitha pikat e Postës janë vënë në dispozicion të fushatës “ti je pjesë e atdheut” dhe aty do të shpërndahen formularët e regjistrimit dhe numrat, duke filluar që nga fillimi i muajit të ardhshëm.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not? Me temperaturat e larta të verës, shumë banorë dhe turistë në Zvicër po kërkojnë freskim në... -
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku -
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër













