Lajme
Policia me personel shtesë për pritjen e bashkatdhetarëve
Ministra e Diasporës dhe Policia e Kosovës i koordinojnë aktivitetet për pritjen e bashkatdhetarëve gjatë pushimeve të verës
Policia e Kosovës e ka garantuar Ministrinë e Diasporës, se gjatë muajve të verës do të jetë më e angazhuar për t’u gjetur më afër bashkatdhetarëve. Gjatë një takimi që kanë zhvilluar ministri Valon Murati dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, u bisedua rreth masave të sigurisë në komunikacion dhe në pikat kufitare, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në trafik dhe sensibilizimit të bashkatdhetarëve, të cilët vijnë për pushime në atdhe.
Në këtë takim u bisedua edhe rreth zgjidhjes së uzurpimit të pronave, zgjidhje kjo që do të kishte efekt pozitiv sidomos për investitorët shqiptarë nga diaspora, të cilët janë përballur me probleme të pronave.
Meqenëse në këtë kohë fillojnë edhe aktivitetet e ndryshme të MeD-së për diasporën, ministri Murati kërkoi nga Policia e Kosovës që, sipas nevojës, të jetë e pranishme aty ku ka organizime të tilla, si dhe në pikat kufitare të shpërndahen broshura informative, të cilat i ka përgatitur Ministria e Diasporës bashkë me institucionet e tjera relevante, në mënyrë që bashkatdhetarët të informohen për pajisjen me dokumente të gjendjes civile dhe të identifikimit, për pikat kufitare, si dhe mundësitë për investime në letrat me vlerë.
Drejtori i Policisë së Kosovës theksoi se policia do ta ofrojë ndihmën aty ku do të ketë nevojë, gjithnjë duke pasur parasysh mbrojtjen e qytetarit.
Ai tha se edhe në pikat kufitare e kanë shtuar numrin e personelit, që bashkatdhetarëve t’u krijohen lehtësi në qarkullim dhe të mos presin gjatë me rastin e kalimit kufitar. Murati dhe Maxhuni u pajtuan që bashkatdhetarët të njoftohen vazhdimisht për gjendjen në pikat kufitare, me qëllim të evitimit të pritjes në radhë të gjata. Për këtë qëllim, ata mund t’i shfrytëzojnë informatat që ofrohen nëpërmjet vegëzës www.mpb-ks.org/qkmk.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 Turizmi i Zvicrës pret një vit rekord për qëndrimet me netë nga mysafirët e huaj në... -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë -
Sot pritet të jetë dita më e ngarkuar në aeroportin e Cyrihut -
Rreth 300 mijë persona në Zvicër heqin dorë nga ndihma sociale nga frika e humbjes së lejes së qëndrimit










